Fax News ka shkuar në banesën e familjes Petanaj në Vlorë, ku djali i tyre Aleksandri, u vra mbrëmjen e djeshme në afërsi të Pyllit të Sodës. Djali i xhaxhait të të riut që humbi jetën shprehet se 26 vjeçarit i kanë zënë pritë 10-15 veta, me dy makina, teksa ishte duke u kthyer me biçikletë nga puna që bënte në mobileri.

Ai tregon se vëllai më i vogël i Aleksandrit, ishte zënë me disa adoleshentë të tjerë, dhe kjo duket se është bërë shkak për konfliktin fatal të ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Aleksandri po kthehej natën nga Vlora me bicikletë. Kishte qenë në punë në mobileri. Në pyll të sodës i kanë bërë pritë. Kanë qenë rreth 10-15 vetë me dy makina. Pasi e kanë sharë dhe goditur disa herë e kanë qëlluar me thikë. Ai që e qëlloi është shok klase me vëllain e Aleksandrit. Janë zënë edhe më parë, por gjëra fëmijësh.Ndoshta kanë dashur ta trembin, nuk e dimë. Jemi në një lagje me atë që është arrestuar, Gabrielin. Por me Gabrielin kanë qenë edhe djem të tjerë, të rritur, më makina. Ne nuk e lëmë me kaq. Na iku djali. Aleksandri nuk ngacmonte njeri, punonte gjithë ditën në mobilieri.
Ka thënë djali i xhaxhait të viktimës për Fax News.

Të gjendur pranë familjes Petanaj, babai i 26 vjeçarit në gjendje shoku, ka thënë për gazetaren Afrovita Hysaj:

Nuk di ctë them, nuk e besoj. Djali nuk është kap ndonjëherë me njeri.
Kujtojmë se 26-vjeçari Petanaj u dërgua pas mesnate në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën, dhe më pas nuk mundi të mbijetonte, ndërsa për ngjarjen u arrestua një 26-vjeçari.

Fax News went to the apartment of the Petanaj family in Vlora, where their son Aleksandri was killed last night near the Soda Forest. The son of the uncle of the young man who lost his life says that the 26-year-old was ambushed by 10-15 people, with two cars, while he was returning by bicycle from his work in furniture.

He points out that Alexander’s younger brother was busy with some other teenagers, and this seems to have been the cause of the fatal conflict that took place last night.

Alexander was returning from Vlora by bicycle at night. He had been at work in furniture. They ambushed them in the soda forest. There were about 10-15 people in two cars. After being insulted and beaten several times, he was stabbed. The one who shot him is a classmate of Alexander’s brother. They have been busy before, but children’s things. Maybe they wanted to scare him, we don’t know. We are in a neighborhood with the arrested, Gabriel. But with Gabriel, there have been other boys, adults, with cars. We don’t leave it at that. The boy ran away from us. Alexander did not harass anyone, he worked all day in furniture.
The victim’s uncle’s son told Fax News.

Found near the Petanaj family, the father of the 26-year-old in a state of shock, told the journalist Afrovita Hysaj:

I don’t know what to say, I don’t believe it. The boy has never been caught with anyone.
We recall that 26-year-old Petanaj was taken to Vlora Hospital after midnight in a serious condition for life, and then he could not survive, while a 26-year-old man was arrested for the event.