Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku një makinë tip Benz përplasi një këmbësore 30-vjeçare.

“Benz”-i luksoz me targa AA 888 XX i drejtuar nga një adoleshent 19-vjeç doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë duke përplasur një vajzë, që po ecte në trotuar.

Sipas burimeve nga spitali, vajza rreth të 30-ve ka humbur njërën nga këmbët nga goditja e “Benz”-it që e mori përpara me shpejtësi rrufe. E plagosura është futur në sallën e operacionit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Në timonin e makinës luksoze ishte Jehon Breçani, 19-vjeç. Ky i fundit është djali i Erzen Breçanit, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit.

A serious accident occurred this afternoon on “Xhanfize Keko” street in Tirana, where a Benz car collided with a 30-year-old pedestrian.

The luxury “Benz” with license plates AA 888 XX, driven by a 19-year-old teenager, went off the road due to speed, colliding with a girl, who was walking on the sidewalk.

According to sources from the hospital, the girl in her 30s lost one of her legs from the blow of the “Benz” that took her forward with lightning speed. The injured woman was admitted to the operating room and is in serious condition.

At the wheel of the luxury car was Jehon Brecani, 19 years old. The latter is the son of Erzen Brecani, the former director of the State Police.