Prindërit e një studenteje, e cila u zhduk 40 vite më parë, kanë fituar një pikë kyçe në çështjen e tyre për të zgjidhur misterin rreth vdekjes së saj. Mbetjet e Jessie Earl u zbuluan nga një familje në një tokë të djerrë në 1989-ën.

Policia mendonte se ato i përkisnin aristokratit Lord Lucan i cili u zhduk në vitin 1974 pas pretendimeve se kishte vrarë dadon e familjes Sandra Rivett. Por tashmë është zbuluar se ato i përkisnin 22-vjeçares Jessie, e cila u identifikua nga dhëmbët.

Ajo u gjet lakuriq pranë Eastburne. Ora, unaza dhe shumica e veshjeve ishin zhdukur. E vetmja gjë që u gjet ishin reçipetat të lidhura nyje.

E ëma Val tashmë 88 vjeçe dhe babai i saj John, 92 vjeç, ishin të bindur që vajza e tyre ishte vrarë, por mjeku ligjor e la çështjen e hapur në fillim. Kjo gjë nuk u jepte mundësinë atyre që të vijonin hetimet. Mirëpo tashmë me zbulimin e ri, kanë marrë leje të apelojnë atë verdikt dhe do të kenë mundësi që të nisin hetime të reja.


“Kemi pritur 30 vjet për të vërtetën dhe na thanë se nuk mund të arrihej. Para hetimit të parë policia tha se mund të mos e marrim verdiktin që duam. Nuk mund të shihja nëse kishte ndonjë gjë tjetër veç vrasjes”, tha Val.

Avokati i familjes beson se Jessie mund të jetë vrarë nga vrasësi serial Peter Tobin i cili po vuan burgim të përjetshëm pasi u mori jetën tre vajzave të tjera të reja. Ky person jetonte në Susex kur Jessie u zhduk.

The parents of a student, who disappeared 40 years ago, have earned a key point in their case to solve the mystery surrounding her death. The remains of Jessie Earl were discovered by a family on a barren land in 1989.

Police thought they belonged to aristocrat Lord Lucan who disappeared in 1974 after allegations that he had killed the Sandra Rivett family nanny. But it has already been revealed that they belonged to 22-year-old Jessie, who was identified by the teeth.

She was found naked near Eastburne. The watch, the ring and most of the clothing were gone. The only thing that was found were the knots tied knots.

Val’s mother, now 88, and her father, John, 92, were convinced their daughter had been killed, but the coroner left the matter open at first. This did not allow them to pursue the investigation. But already with the new discovery, they have received permission to appeal that verdict and will have the opportunity to launch new investigations.

“We waited 30 years for the truth and we were told it could not be achieved. Prior to the first investigation the police said we might not get the verdict we want. “I could not see if there was anything other than murder,” said Val.

The family lawyer believes Jessie may have been killed by serial killer Peter Tobin who is serving a life sentence after taking the lives of three other young girls. This person was living in Susex when Jessie disappeared