Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 164 persona të prekur me COVID-19, 3 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre mësuesi 47-vjeçar nga Pogradeci pa asnjë sëmundje bashkëshoqëruese pas 12 ditësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa kanë fituar betejën 51 të tjerë.

Pas 872 testimeve të kryera, shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është 56 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 raste në Berat, Kamëz, nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” nuk është rritur shifra e pacientëve që po trajtohen me COVID, janë po 174 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 janë të intubuar. Përveç mesuesit nga Pogradeci, edhe një 78-vjeçar nga Fieri dhe një 87-vjeçar nga Gramshi kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë këshilla dhe udhëzime për të gjithë prindërit që do të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë ditën e hënë, më 14 shtator 2020.

“Në prag të vitit të ri shkollor, ka një apel për mësuesit, prindërit, nxënësit; të respektojnë me rigorozitet masat për mbrojtjen ndaj COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi. Normaliteti i ri, i cili na kushtëzon të jemi të kujdesshëm në përditshmëri për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskave ose barrierave mbrojtëse në ambientet e mbyllura dhe kujdesin e shtuar për higjienën personale. Prindër, kontaktoni me mjekun e familjes. Sinjalizojeni atë nëse ka diçka që shihni se nuk shkon te fëmija juaj. Matini çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë dhe pyetini nëse kanë ndonjë shqetësim. Mësues, tregohuni vigjilentë ndaj zbatimit të masave të rekomanduara nga ekspertët në ambientet e shkollës. Për çdo shqetësim, duhet të kontaktoni koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Nxënës, nëse gjatë qëndrimit në shkollë, vini re tek vetja, simptoma të COVID19, lajmëroni menjëherë mësuesin kujdestar”, thotë Ministria e Shëndetësisë.

Zhvillimet e dites se sotme:

Infektohet me COVID drejtoresha e kopshtit në Elbasan, karantinohet stafi dhe u merren tamponët

Drejtoresha e kopshtit Nr.13 në Elbasan është infektuar me COVID-19 dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Pas konfirmimit se ajo ishte pozitive me koronavirus stafi i kopshtit është vetëkarantinuar dhe po i merren tamponët.

COVID-i shuan mësuesin, Shahini: Apeloj fort që të shtohet kujdesi, të ndërmerret çdo masë parandaluese
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shprehur ngushëllimet e saj pas vdekjes së mësuesit 47-vjeçar nga Pogradeci. Ajo thotë se duhet të shtohet kujdesi shëndetësor duke ndërmarrë çdo masë parandaluese për frenimin e koronavirusit.

“Ndihem shumë e keqardhur për mësuesin tonë nga Pogradeci që ka humbur jetën nga COVID-19 dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, nxënësve dhe kolegëve të tij. Me këtë rast, apeloj fort sërish që të shtojmë kujdesin duke ndërmarrë çdo masë parandaluese për frenimin e koronavirusit, si dhe duke zbatuar me seriozitet çdo rregull e protokoll shëndetësor që ka në thelb mbrojtjen e shëndetit tonë”, shkruan Shahini.

Ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi nga Pogradeci, prej 2 javësh i shtruar në Tiranë (EMRI+FOTO)

Një mësues nga Pogradeci ka ndërruar jetë këtë të shtunë (12 shtator) nga koronavirusi. 44-vjeçari Leonard Xhemollari nga Udenishti ishte i shtruar në Tiranë prej dy javësh. Nga informacionet paraprake dyshohet se 47-vjeçari u infektuar në Ohër ku ishte me pushime. Gjithashtu ai vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese të cilat i kanë rënduar gjendjen e tij shëndetësore.

 

Today, 164 people affected by COVID-19 have been registered, 3 people have died, among them the 47-year-old teacher from Pogradec without any concomitant illness after 12 days in intensive therapy at the “Shefqet Ndroqi” hospital, while winning the battle 51 others.

After 872 tests performed, the geographical distribution of positive daily cases is 56 cases in Tirana, 11 cases in Shkodra, 10 cases in Durres, Korca, Lushnje, 8 cases in Kurbin, 7 cases in Kruja, Fier, Kavaja, 6 cases in Lezha, 5 cases in Elbasan, Vlora, 4 cases in Gramsh, 3 cases in Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 cases in Berat, Kamëz, 1 case each in Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqiza.

In the Infectious Diseases Hospital and “Shefqet Ndroqi” the number of patients being treated with COVID has not increased, there are 174 patients, 21 in intensive care of which 7 are intubated. In addition to the teachers from Pogradec, a 78-year-old man from Fier and an 87-year-old man from Gramsh have lost their lives in the last 24 hours, despite the efforts of doctors and nurses.

The Ministry of Health has provided advice and guidance to all parents who will send their children to school on Monday, September 14, 2020.

“On the eve of the new school year, there is an appeal to teachers, parents, students; to strictly respect the measures for protection against COVID19 in order to prevent the spread of this virus. The new normality, which conditions us to be careful in daily routine for maintaining physical distance, wearing masks or protective barriers indoors, and enhanced personal hygiene Care.Parents, contact your GP Signal if there is something you see that is not right with your child.Measure daily the child’s temperature before leaving for school and ask if they have any concerns.Teachers, be vigilant against the implementation of measures recommended by experts on the school premises.For any concerns, you should contact the school coordinator, who immediately signals the health structures “Students, if during the stay at school, you notice in yourself, symptoms of COVID19, immediately inform the caretaker teacher”, says M Ministry of Health.

Today’s developments:

The director of the kindergarten in Elbasan is infected with COVID, the staff is quarantined and tampons are taken

The director of kindergarten No. 13 in Elbasan has been infected with COVID-19 and is currently in good health. After confirmation that she was coronavirus positive, the kindergarten staff is self-quarantined and tampons are being taken.

COVID extinguishes teacher, Shahini: I strongly urge to increase care, to take any preventive measures
The Minister of Education, Besa Shahini has expressed her condolences after the death of the 47-year-old teacher from Pogradec. She says health care should be increased by taking every precautionary measure to curb the coronavirus.

“I feel very sorry for our teacher from Pogradec who lost his life from COVID-19 and expresses my sincere condolences to his family, students and colleagues. On this occasion, I strongly appeal again to increase care by taking every preventive measure for “Coronavirus inhibition, as well as seriously implementing every rule and health protocol that has in essence the protection of our health”, writes Shahini.

The teacher from Pogradec, hospitalized in Tirana for 2 weeks, dies of coronavirus (NAME + PHOTO)

A teacher from Pogradec died this Saturday (September 12th) from the coronavirus. 44-year-old Leonard Xhemollari from Udenisht was hospitalized in Tirana for two weeks. According to preliminary information, the 47-year-old was infected in Ohrid, where he was on vacation. He also suffered from other comorbidities which have aggravated his health condition.