Një efektiv policie i identifikuar si Kol Kola, i moshës 62-vjeçare është vënë në pranga pasi ka ngacmcuar seksualisht një të mitur dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Ai është ndaluar nga SHÇBA me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Policia njofton se më 29 prill, 62-vjeçari ka mashtruar të miturën duke i thënë se do ta dërgonte në komisariat dhe më pas e ka dërguar në një banesë që e kishte në përdorim.

Pikërisht në këtë ambient ai ka kryer vepra të turpshme me të dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht. Uniformat blu bëjnë me dije se e mitura ka bërë kallëzim dhe pas verifikimeve nga ana e policisë gjyqësore efektivi është vënë në pranga për veprën penale “Ngacmim seksual”.

“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka ekzekutuar urdhërin e ndalimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, në ngarkim të një punonjësi policie, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprën penale, “Ngacmim seksual”.

Ndalimi i 62-vjeçarit u krye pasi dyshohet se në datë 29 prill 2021, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se punonjësi i policisë K.K. ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim. Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale. Këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila u largua me forcë nga banesa.

Nisur nga kallzimi i të miturës dhe nga verifikimet paraprake të Policisë Gjyqësore, që dokumentoi me prova shkencore rastin, si edhe duke siguruar pamje filmike, është arritur në konkluzionin se shtetasi K.K. ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmim seksual”, njofton policia.

A 62-year-old police officer identified as Kol Kola has been handcuffed after sexually harassing a minor and attempting to have sex with him.

He was detained by the SHKB by order of the Prosecution at the Court of First Instance of Lezha. Police report that on April 29, the 62-year-old deceived the minor by telling him that he would send him to the police station and then sent him to an apartment that was in use.

It was in this environment that he committed shameful acts with her and attempted to sexually abuse her. The blue uniforms indicate that the juvenile has filed a report and after verifications by the judicial police, the officer has been handcuffed for the criminal offense “Sexual Harassment”.

The Service for Internal Affairs and Complaints (CIA) has executed the detention order of the Prosecution at the Court of First Instance Lezha, in charge of a police officer, acting Assistant Community Policing Specialist at the Lezha Police Station, for the criminal offense , “Sexual Harassment”.

The detention of the 62-year-old was carried out after it is suspected that on April 29, 2021, he attempted to have sexual intercourse with a minor.

From the investigation so far it has resulted that the police officer K.K. used the case that the juvenile was unaccompanied by adults, and abusing the attributes given to her by functional duties, through the deception that she would accompany him to the Police Station, took the juvenile to an apartment in the city of Lezha, had in use. There he is suspected of having committed shameful acts, also attempting to have sexual intercourse. These actions were opposed by the minor, who was forcibly removed from the apartment.

Based on the report of the juvenile and the preliminary verifications of the Judicial Police, which documented the case with scientific evidence, as well as providing film footage, it was concluded that the citizen K.K. has consumed elements of the criminal offense “Sexual Harassment”, reports the police.