Ish-Miss Kosova, Tuti Sejdiu deklaroi pak ditë më parë se është trafikuar në Serbi nga fqinji i saj në moshën 13 vjeçare.

I akuzuari që asokohe ishte 35 vjeç, është dënuar në vitin 2016 me katër vite burg për veprën penale “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare” nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Por vendimi është apeluar dhe është ulur 1 vit nga dënimi.

Në dëshminë e tij në gjykatë, i akuzuari ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me Tutin, e cila asokohe ishte 13 vjeçe, ku sipas tij akti ka ndodhur me vullnetin e saj.Më tej ai ka thënë se nuk ishte në dijeni se Tuti Sejdiu ishte vetëm 13 vjeçe, duke menduar se ishte 16.

“Kam filluar të punoj në shitoren time në Gjilan, aty ka ardhur e dëmtuara dhe kemi shkëmbyer puthje. Prej atij momenti ka filluar lidhja dhe komunikimi përmes telefonit të babait të saj. Të nesërmen kemi shkuar te motel “C..”, dhe aty kemi pasur marrëdhënie seksuale me vetëdëshirën dhe iniciativën e të dëmtuarës, edhe më herët ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale. E kam ditur që e dëmtuara është e mitur, por nuk e kam ditur që është nën moshën 16-vjeç”, kishte pohuar ai, raporton gazeta Ekspress.

Ndërsa viktima e rastit ka deklaruar se me të akuzuarin ka pasur marrëdhënie seksuale në Kosovë dhe në Serbi. Ndër të tjera ajo ka hedhur poshtë pretendimet e fqinjit për moshën, duke pohuar se ai e dinte moshën e saj.

“Edhe pse fillimisht kam shkuar vullnetarisht, në ndërkohë kam kërkuar nga ai që të më lëshojë. Gjithashtu, i akuzuari m’i ka dhënë edhe 10 euro dhe e ka ditur për moshën time. Është e vërtetë që kam dalur me të akuzuarin dhe kemi shkuar në motel në Gjilan dhe gjatë kohës sa kemi qëndruar aty, kemi pasur marrëdhënie seksuale dhe i njëjti ka kërkuar nga unë që t’i bëj disa foto, kinse për pasaportë, në mënyrë që të udhëtojmë për Kanada, duke kërkuar nga unë që të mos pranoj, nëse dikush më pyet për lidhjen tonë. Ai ka bërë plane që të shëtisim, por gjithmonë ka thënë që së pari ta arrij moshën madhore, që nënkupton se e ka ditur që unë jam e mitur”, ishte shprehur ajo.


Former Miss Kosovo, Tuti Sejdiu stated a few days ago that she was trafficked to Serbia by her neighbor at the age of 13.

The accused, who was 35 years old at the time, was sentenced in 2016 to four years in prison for the criminal offense of “sexual abuse of persons under the age of 16” by the Basic Court of Prishtina. But the decision has been appealed and the sentence has been reduced by 1 year.

In his testimony in court, the accused admitted that he had intercourse with Tuti, who was 13 years old at the time, where according to him the act happened of her own free will. He further said that he was not aware that Tuti Sejdiu was only 13 years old, thinking he was 16.

“I started working in my shop in Gjilan, there she came injured and we exchanged kisses. From that moment on, the connection and communication through her father’s phone started. The next day we went to the motel “C ..”, and there we had sexual intercourse with the desire and initiative of the injured party, even earlier she had had sexual intercourse. “I knew that the injured party is a minor, but I did not know that she is under the age of 16”, he had stated, reports the Express newspaper.

While the victim of the case stated that he had sexual relations with the accused in Kosovo and Serbia. Among other things she has denied the neighbor’s claims about age, claiming he knew her age.

“Although at first I left voluntarily, in the meantime I asked him to release me. The accused also gave me 10 euros and knew about my age. It is true that I went out with the accused and we went to the motel in Gjilan and during the time we stayed there, we had sex and he asked me to take some pictures, ostensibly for a passport, in order to to travel to Canada, asking me not to accept if anyone asks me about our connection. “He made plans for us to walk, but he always said that I should reach adulthood first, which means that he knew that I was a minor,” she said.