Sot në ‘’ Rreze Dielli’’ nëpërmjet një lidhje në skype ishim në një bisedë më artistin Alkent Pozhegu, i cili ka thyer disa herë rekordin ‘Guiness’ për mozaikët e tij me drithëra, duke realizuar mozaikë të figurave të njohura botërore.

Sot në ‘’ Rreze Dielli’’ nëpërmjet një lidhje në skype ishim në një bisedë më artistin Alkent Pozhegu, I cili ka thyer disa herë rekordin ‘Guiness’ për mozaikët e tij me drithëra, duke realizuar mozaikë të tillë, të figurave të njohura botërore.

Një ndër mozaikët që ka thyer rekordin Guiness ka qenë ai i presidentit të SHBA, Donald Trump.

‘’ Mozaiku është realizuar në palestrën e sporteve në qytetin e Gjakovës, është realizuar në përmasat 560 metra katrorë, Mozaiku I parë që kemi realizuar në qytetin e Gjakovës ka qenë e njëjta kategori dhe e treta që ka fituar cmimin shprehet ai.

Ndërsa ka theksuar se puna është mjaft e vështirë, pasi i është dashur dy vjet e gjysmë që të realizojë këtë mozaikë dhe të thyejë rekordin ‘Guiness’.

Ai ka thyer disa herë rekordin Guinness dhe këto janë disa nga mozaikët më të cilët e ka arritur këtë, si mozaiku i sportistëve Christiano Ronaldo dhe Leo Messi, mozaiku i Donald Trump si dhe ai i këngëtares me origjinë kosovare, Rita Ora.

‘’ Rita Ora në vitin 2017, ajo ka qenë në një kategori tjetër me përmasa 300 metra katrorë. Një kategori e tillë ka qenë në Gjermani’’ shprehet ai.

Punimet e tij kanë tërhequr edhe mediat e huaja, të cilat shpesh herë gjatë kësaj kohe i kanë kushtuar disa artikuj artistit, për punimet e tij. Por jo vetëm kaq, vet Rita Ora ka mbetur mjaft e impresionuar nga puna e artistit duke e përgëzuar atë.

 

Today in “Rreze Dielli” through a skype connection we were in a conversation with the artist Alkent Pozhegu, who has broken the record “Guinness” several times for his ceramic mosaics, realizing mosaics of world famous figures.

One of the mosaics that broke the Guinness record was that of US President Donald Trump.

“The mosaic was realized in the sports gym in the city of Gjakova, it was realized in the dimensions of 560 square meters, the first mosaic that we realized in the city of Gjakova was the same category and the third one that won the award, he says.

While emphasizing that the work is quite difficult, as it took him two and a half years to realize this mosaic and break the ‘Guinness’ record.

He has broken the Guinness record several times and these are some of the mosaics with which he has achieved this, such as the mosaic of athletes Christiano Ronaldo and Leo Messi, the mosaic of Donald Trump and that of the singer of Kosovar origin, Rita Ora.

“Rita Ora in 2017, she was in another category with dimensions of 300 square meters. Such a category has been in Germany, “he said.

His works have also attracted foreign media, which have often dedicated several articles to the artist during this time, for his works. But not only that, Rita Ora herself has been quite impressed by the artist’s work, congratulating her.