Mbas reagimeve të shumta të emigrantëve lidhur me pezullimin e shërbimit në ambasadën Shqiptare në Athinë,ka reaguar shërbimi jonë diplomatik në Greqi.

Në një njoftim të bërë gjatë orëve të vona të natës, ambasada Shqiptare në Athinë njofton se do të vazhdojë normalisht shërbimin e saj, dhe nuk do të mbyllë shërbimin konsullor nga data 9 deri në 30 nëntor, siç kishte paralajmëruar më parë.

Vendimi për mbylljen e sporteleve ishte bazuar në vendimin e qeverisë greke për lockdoëun e përgjithshëm,i cili kufizon shërbimet dhe lëvizjet në territorin grek.

Po punohet shtrirja e takimeve për aplikimet të jetë në distancë te saktë kohore nga takimi i rradhës,ndërsa personeli do të mbajë distancë dhe do të marrë masa të forta sigurie, siç janë maskat,mburojat e fytyrës dhe dorezat.

Edhe ambientet do të dezifektohen disa herë në ditë,ndërsa masa janë marrë edhe për termometrimin e personave që do të hyjnë brenda ambienteve të përfaqësive tona diplomatike në Greqi.

 

After numerous reactions of emigrants regarding the suspension of the service at the Albanian Embassy in Athens, our diplomatic service in Greece has reacted.

In a late-night announcement, the Albanian embassy in Athens announces that it will resume its normal service, and will not close its consular service from November 9th to November 30th, as previously announced.

The decision to close the counters was based on the Greek government’s decision on the general lockdown, which restricts services and movements on Greek territory.

Work is underway to extend meetings for applications to be at the exact time distance from the next meeting, while staff will maintain distance and take strong security measures, such as masks, face shields and gloves.

The premises will be disinfected several times a day, while measures have been taken for the thermometry of persons who will enter the premises of our diplomatic missions in Greece.