Një 25-vjeçar shqiptar nga Bolzano, Itali ka rënë në pranga në stacionin Bresso, ndërsa u kap me mbi 100 kg ‘mall’ në bagazhin e makinës.

Ai u ndalua nga autoritetet në autostradën A52, në Milanon e Veriut pranë Sesto San Giovanni. Në bagazhin e mjetit tip “Peugeot” u gjetën 115.2 kg háshásh.

Makina, e bllokuar është në pronësi të një banori 28-vjeçar në Rimini me precedentë në lidhje me tregtinë e ‘mallit’ dhe drejtimin e automjetit në gjendje të dehur.

25-vjeçari nga Bolzano u arrestua dhe u dërgua në qelinë e Monza ku po pret seancën gjyqësore. Ende nuk dihet saktësisht se ku ishte drejtuar 25-vjeçari me ngarkesën e ‘mallit’ dhe autoritetet po hetojnë në përpjekje për të zbuluar të gjithë rrjetin e tij të kontakteve.

Burimi: bznews24

A 25-year-old Albanian from Bolzano, Italy fell into handcuffs at the Bresso station, while he was caught with over 100 kg of ‘goods’ in the trunk of the car.

He was stopped by authorities on the A52 motorway in North Milan near Sesto San Giovanni. 115.2 kg of hashish were found in the trunk of a Peugeot vehicle.

The blocked car is owned by a 28-year-old resident of Rimini with precedents related to the trade of ‘goods’ and driving while intoxicated.

The 25-year-old from Bolzano was arrested and taken to Monza cell where he is awaiting trial. It is not yet known exactly where the 25-year-old was headed with the ‘merchandise’ load and authorities are investigating in an attempt to uncover his entire network of contacts.

Source: bznews24