Autoritetet italiane kanë kapur 500 litra raki shqiptare në portin e Barit gjatë ditës së djeshme. Mediat italiane bëjnë me dije se sasia e madhe e rakisë u kap gjatë një kontrolli rutinë nga Guardia di Finanza dhe autoritetet e portit gjatë momentit kur një autobus po zbriste nga trageti.

Gjatë kontrolleve ata kanë konstatuar 85 bidona plastike në një ndarje të fshehtë në brendësi të autobusit, raporton abcnews.al.

Rakia nuk kishte asnjë dokumentacion shoqërues dhe autoritetet italiane e gjobitën shoferin e autobusit si edhe sekuestruan sasinë e madhe të rakisë

Italian authorities seized 500 liters of Albanian brandy in the port of Bari yesterday. Italian media suggest that the large quantity of brandy was seized during a routine check by the Guardia di Finanza and port authorities at the moment when a bus was getting off the ferry.

During the checks, they found 85 plastic cans in a secret compartment inside the bus, reports abcnews.al.

The brandy had no accompanying documentation and the Italian authorities fined the bus driver as well as seized a large amount of brandy