Një incident i rëndë në punë ka ndodhur në Brianza (Monza) Itali, ku një punëtor shqiptar është goditur nga një makinë. Incidenti ndodhi natën e së mërkurës në rrugën Sp6. Shqiptari 33-vjeçar, rezident në Sesto San Giovanni, punonjës i firmës Aza Group, ishte në punë, duke rivizatuar shenjat e trafikut rrugor.

Pak pas orës 1.00 ai u godit nga një makinë që drejtohej nga një italian 40-vjeçar. Testet e mëvonshëm treguan që italiani ishte nën efektin e alkoolit dhe tashmë është denoncuar për dëmtim personi dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ndërkaq, shqiptari u transportua në spitalin San Gerardo, në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

A serious incident at work occurred in Brianza (Monza) Italy, where an Albanian worker was hit by a car. The incident happened Wednesday night on Sp6 Road. The 33-year-old Albanian, resident in Sesto San Giovanni, an employee of the Aza Group, was at work, redrawing road traffic signs.

Shortly after 1:00 a.m. he was hit by a car driven by a 40-year-old Italian. Subsequent tests showed that the Italian was under the influence of alcohol and has already been reported for injury to the person and driving while intoxicated. Meanwhile, the Albanian was transported to San Gerardo hospital, in serious condition and in danger of death.