Një shqiptar i ka shpëtuar jetën një të riun që tentoi të hidhej nga ura. Ngjarja ka ndodhur në Londër të Britanisë së Madhe.

Shqiptari i quajtur Ermir Bruka ka dërguar videon në adresë të ish-Kryeministrit Sali Berisha, dhe ky i fundit e ka publikuar në Facebook me shenimin, “Akt guximi e humanizmi i shqiptarit Ermir Bruka ne Londer!”. “Shpeton jeten e nje njeriu!”, shkruan Berisha.

Ndërkohë shqiptari Ermir Bruka thotë se iu afrua djalit të ri që qëndronte mbi urë dhe nisi të bisedonte me të për ta bindur që të zbriste.

“Ishte rreth moshës 25 vjeç, djalë i ri me shumë probleme familjare. Biseduam për 30 minuta duke e mbajtur fort rreth belit. Pas bisedimit me të, në fund ai vendosi që të mos hidhej dhe të pranonte ndihmën e policisë. Kjo gjë më bëri të lumtur pasi në fund djaloshi më përqafoi dhe më tha që jam një njeri i mirë dhe më pyeti nga jam me origjinë. I tregova me plotë zemër që jam albanian, ai thjesht ma kthehu ‘Zoti të bekoftë ty dhe shqiptarët’”, thotë Ermir Bruka.

Për aktin human të shqiptarit, edhe Policia e Londrës i dërgoi një email ku e vlerësonte dhe falenderonte për gjestin që kishte bërë.

An Albanian saved the life of a young man who tried to jump off the bridge. The event took place in London, UK.

The Albanian named Ermir Bruka sent the video to the address of the former Prime Minister Sali Berisha, and the latter published it on Facebook with the note, “The act of courage and humanism of the Albanian Ermir Bruka in London!”. “It saves a man’s life!”, Writes Berisha.

Meanwhile, the Albanian Ermir Bruka says that he approached the young boy who was standing on the bridge and started talking to him to convince him to come down.

“He was around 25 years old, a young boy with many family problems. We talked for 30 minutes holding it tightly around the waist. After talking to him, he finally decided not to jump and accepted the help of the police. This made me happy as the guy finally hugged me and told me I was a good man and asked me where I was from. “I told him wholeheartedly that I am Albanian, he just said ‘God bless you and the Albanians'”, says Ermir Bruka.

For the humane act of the Albanian, the London Police also sent him an email where he appreciated and thanked him for the gesture he had made.