Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se do të rikthehet dhënia e vizave për qytetarët shqiptarë, pas një periudhe pezullimi si pasojë e Covid 19. Po ashtu do të bëhet rinisja e aplikimeve për raundin e dytë të lotarisë amerikane, nga e hëna e 14 Shtatorit dhe do të përmbyllet në datën 30 Shtator, që është dhe afati i fundit.

Shumë qytetarë kanë shkruar në faqen e ambasadës amerikane se kjo periudhë dyjavore është e pamnjaftueshme për realizimin e të gjitha intervistave, dhe kërkojnë që të shtyhet afati për vlefshmërinë e tyre edhe pas datës 30 Shtator.

Gjithnjë rinisja dhe ky proces aplikimesh është i vlefshëm për të gjithë ata qytetarë që janë shpallur fitues në raundin e parë, dhe që intervistat u shtynë për shkak të Covid 19.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane

Bazuar në udhëzimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ambasada e Sh.B.A.-së në Tiranë do të rinisë procedimin e aplikimeve për Lotarinë Amerikane të hënën, më 14 shtator. Ju lutemi, kini parasysh që Programi i Lotarisë Amerikane 2020 skadon më 30 shtator 2020.

Departamenti i Shtetit ka përcaktuar përparesitë në planifikimin e intervistave, bazuar në vendimin e fundit të gjyqit (Gomez kundër Trump) dhe standardeve statutore, të cilat Departamenti i Shtetit shpreson të rezultojnë në lëshimin në kohë të vizave për aplikantët e përzgjedhur, deri më 30 shtator. Për më shumë detaje.

Vizat Imigruese për në Shtetet e Bashkuara procesohen për qytetarët dhe rezidentët e Shqipërisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Për të aplikuar për një vize imigruese, një qytetar i huaj që dëshiron të emigrojë, duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan ose të afërm të ngushtë me rezidencë të përhershme ligjore, ose një punëdhënës i ardhshëm amerikan, si dhe të ketë një peticion të miratuar përpara se të aplikojë për vizë emigruese. Sponsori nis procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimet për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS).

Ju mund të keni nevojë që të kontrolloni Listën e Kategorive të Vizave në usvisas.state.gov për të mësuar për llojet e ndryshme të vizave imigruese për në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe programin tonë të Lotarisë Amerikane. Më pas, ndiqni hapat e Procesit të Vizave Imigruese ose të Lotarisë Amerikane, në faqen usvisas.state.gov për të nisur aplikimin për viza imigruese.

Pasi USCIS të ketë miratuar peticionin tuaj dhe pasi ju të keni përfunduar fazën përgatitore të procesit me Qendrën Kombëtare të Vizave (NVC), ose nëse jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane dhe keni përfunduar procesin me Qendrën Konsullore në Kentaki (KÇ), ju duhet të rishikoni udhëzimet që ju janë dhënë nga NVC-ja ose KÇ-ja, së bashku me informacionin e dhënë në këtë faqe interneti, për udhëzime dhe drejtime të mëtejshme.

The US Embassy in Tirana announces that the issuance of visas to Albanian citizens will resume, after a period of suspension as a result of Covid 19. Applications for the second round of the US lottery will also be resumed, from Monday, September 14 and will to be concluded on September 30, which is the deadline.

Many citizens have written on the website of the US Embassy that this two-week period is insufficient to conduct all interviews, and demand that the deadline for their validity be extended beyond 30 September.

The resumption and this application process is valid for all those citizens who were declared winners in the first round, and whose interviews were postponed due to Covid 19.

Full notice of the US Embassy

Based on the latest instructions from the US Department of State, the US Embassy in Tirana will resume processing of US Lottery applications on Monday, September 14th. Please note that the 2020 US Lottery Program expires on September 30, 2020.

The State Department has set priorities in interview scheduling, based on the recent court ruling (Gomez v. Trump) and statutory standards, which the State Department hopes will result in the timely issuance of visas to selected applicants by September 30th. . For more details.

Immigrant visas to the United States are processed for Albanian citizens and residents at the United States Embassy in Tirana.

To apply for an immigrant visa, a foreign national wishing to immigrate must be sponsored by a U.S. citizen or close relative with legal residency, or a prospective U.S. employer, and have an approved petition. before applying for an immigrant visa. The sponsor initiates the process by submitting a petition on behalf of the foreign national to the United States Citizenship and Immigration Services (USCIS).

You may need to check out the Visa Categories List at usvisas.state.gov to learn about the different types of immigrant visas to the United States, including our US Lottery program. Next, follow the steps of the Immigrant Visa Process or the US Lottery at usvisas.state.gov to launch your immigrant visa application.

Once USCIS has approved your petition and you have completed the preparatory phase of the process with the National Visa Center (NVC), or if you have been selected for the US Lottery and completed the process with the Consular Center in Kentucky (KC), you should review instructions given to you by NVC or KC, together with the information provided on this website, for further instructions and directions.