Të dielën e kaluar, 34-vjeçari Aris Papa, me origjinë nga Shqipëria, po pinte kafe në Kayak, Sepolia në momentin kur një burrë i maskuar e qëlloi pesë herë në kokë dhe gjoks. Por kjo nuk është hera e parë që persona të armatosur kanë tentuar të vrasin shqiptarin. 34 vjeçari i ka mbijetuar 6 plumbave nga viti 2009 deri më tani, shkruan Kathemerini.

Vrasja e shqiptarit, si ajo e boksierit grek 39-vjeçar Tassos Berdesis, njëzet e katër orë më vonë në Vari, janë hallkat e fundit në zinxhirin e vrasjeve që kanë tronditur opinionin publik grek. Këto janë vrasje me pagesë dhe është e disi e pamundur të mendosh që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Pas atentatit të fundit ndaj Papës në shkurt të këtij viti, Drejtoria e përgjithshme e policisë nisi një hetim që çoi në arrestimin e shtatë kriminelëve grekë dhe shqiptarë. Ata akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Papës dhe sipas dokumenteve të siguruara nga “Kathemerini” e gjithë ngjarja përbën përbën anatominë e një vrasje me pagesë.

Në orën 20:00 me 26 shkurt, 34-vjeçari po ecte në kryqëzimin e rrugëve Michail Voda dhe Agorakritou, kur disa persona qëlluan nga një taksi në drejtim të tij. Ai u qëllua në këmbë dhe në shpatullën e majtë. Të dy autorët fillimisht u larguan me një taksi dhe më pas shkuan në drejtime të ndryshme, por lanë dy pistoleta dhe sende të tjera në taksi.

Shoferi i taksisë, ai tha se njërin nga autorët e mori në rrugën Ioulianou. Ai gjithashtu dëshmoi se i riu, duke pretenduar se po kërkonte qenin e tij, i kërkoi atij të shkonte në qendër. Rreth 15 minuta më vonë, një person tjetër hipi në taksi.

Ata shkuan nga Paleo Faliro në Kifissia, para se të ktheheshin përsëri në rrugën Acharnon. Gjatë një ndalese në një kioske, një person i tretë hipi në taksi, i cili u dha dy armë 2 personave që ndodheshin tashmë në taksi në sedijen e pasme.

Ai më pas u largua.

Në dëshminë e tij, shoferi i taksisë tha “Ne u nisëm për në rrugën Pipinou, duke ecur deri në vendin ku u dëgjuan të shtënat. Papritmas ata bërtitën” ndalo”dhe pas duke hapur dritaren prapa sedijes së shoferit, të dy filluan të qëllonin në të njëjtin drejtim.

Ata qëlluan më shumë se pesë plumba dhe menjëherë ma vunë armën në kokë duke më thënë nisu. Më detyruan të nisesha për në Rrugën Pipinou dhe më pas në Sheshin Attiki. Në semaforin e parë në rrugën Liosion, më thanë të nisesha për në aeroport.

Në atë moment kuptova se një makinë patrullimi po më ndiqte duke më bërë shenjë që të ndaloja.

Pjesa tjetër e ngjarjes u përshkrua nga vetë Aris Papa. Ai tha se një mik i tij nga shkolla me pseudonimin Orlando i kërkoi të takohej në orën 8 në kishën e Shën Panteleimonit. Së bashku me Orlandon, me ta ishte edhe një person tjetër i quajtur Ani dhe se të gjithë shkuan në rrugën Lysandrou për të konsumuar hashash.

“Në më pak se tre minuta, një taksi kaloi para meje dhe filluan të qëllonin menjëherë.” Dy “miqtë e mi” më lanë dhe u larguan në drejtim të kundërt. Ata nuk qëndruan dhe as nuk u kthyen për të parë nëse unë isha mirë, gjë që më bëri të mendoj se ata mund të jenë të përfshirë në atentatin kundër meje, ” tha ai në polici.

Gjithashtu 34-vjeçari Aris kishte veshur një jelek antiplumb dhe ishte i armatosur me një pistoletë Baikal të prodhuar në Turqi. Për shkak të atentateve të mëparshme kundër tij, ai e dinte më mirë se kushdo se jeta e tij ishte në rrezik, raporton abcnews.al

Arrestimet

Më në fund hetimi mori fund me 13 mars dhe policia arrestoi 5 të dyshuar për atentatin ndaj shqiptarit. Tre nga të arrestuarit akuzohen se janë përfshirë në komplotin për të vrarë Papën. Pjesa tjetër thuhet se janë përfshirë në trafik droge në qendër të Athinës.

Në një nga dëshmitë më të reja rreth atentatit të Papës thuhet se autori i vrasjes u arratis me taksi. Papa ishte akuzuar më parë për vrasje dhe trafik droge dhe një nga skenarët e mundshëm dhe që po shqyrtohet është se ai u vra nga rivalët sepse ai donte të formonte grupin e tij në tregtinë e kanabisit dhe kokainës.

Burime të tjera nxjerrin në pah se ngjarja ndodhi për shkak të hetimit për vrasjen e Rentit në 2012 dhe lidhja që Papa dyshohet se kishte me policinë greke në atë kohë.

Last Sunday, 34-year-old Aris Papa, originally from Albania, was drinking coffee in Kayak, Sepolia, when a masked man shot him five times in the head and chest. But this is not the first time that armed people have tried to kill the Albanian. The 34-year-old has survived 6 bullets from 2009 until now, writes Kathemerini.

The murder of the Albanian, like that of the 39-year-old Greek boxer Tassos Berdesis, twenty-four hours later in Vari, are the last links in the chain of murders that have shocked the Greek public opinion. These are paid killings and it is somewhat impossible to think that they are unrelated to each other.

Following the recent assassination attempt on the Pope in February this year, the General Directorate of Police launched an investigation that led to the arrest of seven Greek and Albanian criminals. They are accused of attempted murder against the Pope and according to documents provided by “Kathemerini” the whole event is the anatomy of a paid murder.

At 20:00 on February 26, the 34-year-old was walking at the intersection of Michail Voda and Agorakritou streets, when several people fired from a taxi in his direction. He was shot in the leg and left shoulder. The two perpetrators initially left in a taxi and then went in different directions, but left two pistols and other items in the taxi.

The taxi driver, he said, picked up one of the perpetrators on Ioulianou Road. He also testified that the young man, claiming he was looking for his dog, asked him to go to the center. About 15 minutes later, another person boarded the taxi.

They went from Paleo Faliro to Kifissia, before returning back to Acharnon Road. During a stop at a kiosk, a third person got into the taxi, who gave two guns to 2 people who were already in the taxi in the back seat.

He then left.

In his testimony, the taxi driver said, “We headed for Pipinou Road, walking to the place where the shooting was heard. Suddenly they shouted “stop” and after opening the window behind the driver’s seat, the two started firing in the same direction.

They fired more than five bullets and immediately put the gun to my head telling me to start. I was forced to leave for Pipinou Street and then to Attiki Square. At the first traffic light on Liosion Road, I was told to leave for the airport.

At that moment I realized that a patrol car was following me signaling me to stop.

The rest of the event was described by Aris Papa himself. He said a friend of his from school nicknamed Orlando asked him to meet at 8 a.m. at St Panteleimon church. Along with Orlando, with them was another person named Ani and that they all went to Lysandrou Street to consume hashish.

“In less than three minutes, a taxi passed in front of me and they started firing immediately.” The two “my friends” left me and went in the opposite direction. “They did not stay or return to see if I was OK, which made me think they might be involved in the assassination attempt on me,” he told police.

Also 34-year-old Aris was wearing a bulletproof vest and was armed with a Baikal pistol made in Turkey. Due to previous assassinations against him, he knew better than anyone that his life was in danger, reports abcnews.al

ARRESTS

The investigation finally ended on March 13 and the police arrested 5 suspects for the assassination of the Albanian. Three of the detainees are accused of being involved in a plot to assassinate the Pope. The rest are said to be involved in drug trafficking in downtown Athens.

In one of the latest testimonies about the Pope’s assassination it is said that the perpetrator of the murder escaped by taxi. The Pope had previously been charged with murder and drug trafficking and one of the possible and under consideration scenarios is that he was killed by rivals because he wanted to form his own group in the cannabis and cocaine trade.

Other sources make it clear that the incident took place because of the investigation into Rent’s murder in 2012 and the connection that the Pope allegedly had with Greek police at the time.