Tre persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një shumë të konsiderueshme prej 5 milionë lekësh të vjetër në fshatin Stajkë të bashkisë Vau Dejës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, teksa grabitësit kanë marrë shumën prej 5 milionë lekësh të vjetër në banesën e shtetasit Pashk Meli.

Grabitësit, teksa kanë qenë duke dalë pasi kanë marrë shumën e parave, për një moment i kanë drejtuar armën djalit të shtëpisë, Pashk Melit.

Grabitësit nuk kanë folur asnjë fjalë, por vetëm njëri prej tyre i ka drejtuar pistoletën të riut dhe janë larguar me shpejtësi. Më përpara tre personat e armatosur kanë marrë edhe serverin e kamerave të sigurisë të kësaj banese, duke u siguruar që të mos lënë asnjë gjurmë gjatë grabitjes. Pashk Meli së bashku me babain dhe nënën e moshuar ndodheshin brenda në shtëpi në momentin kur ka ndodhur grabitja.

Fillimisht ata nuk kanë dëgjuar asgjë, por pak përpara se të largohen e zonja e shtëpisë dhe djali i saj, Pashk Meli, kanë dëgjuar zhurmën dhe janë zgjuar, por i riu është përballur me armën e drejtuar dhe nuk ka mundur që të bëjë asnjë lloj reagimi. Shuma e parave prej 5 milionë lekësh të vjetër ndodhej në një arkë të madhe që kishte e zonja e shtëpisë.

Ajo paratë i kishte futur në arkën ku mbante edhe rrobat. Mesa duket autorët e grabitjes kanë pasur informacion të sigurt, pasi kanë shkuar direkt tek arka, duke e nxjerrë jashtë dhe duke marrë paratë brenda saj. Autorët sipas të zotëve të shtëpisë kanë hyrë në oborr dhe më pas përmes një dritareje pas shtëpisë janë futur brenda banesës.

Pasi janë futur brenda, fillimisht dyshohet se janë ngjitur përmes shkallëve të brendshme të shtëpisë, duke marrë kamerat e sigurisë dhe më pas janë ulur poshtë, duke grabitur edhe shumë e parave prej 5 milionë lekë të vjetër, që ndodheshin brenda arkës me rroba.

Familja Meli ka bërë denoncim në postën e policisë në Barbullush, pjesë e policisë vendore të Shkodrës, duke treguar se çfarë ka ndodhur. Policia ka mbërritur në vendngjarje, duke nisur hetimet, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete për zbulimin e grabitësve.

Nga kamerat e sigurisë të subjekteve aty afër shihet vetëm momenti i ardhjes me një mjet, por nuk dihet se nga kanë ikur, pasi kanë kryer grabitjen. Vjedhjet dhe grabitjet në Shkodër kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm në banesa, duke krijuar një lloj frike tek qytetarët. /BW

Three armed and masked persons have robbed a considerable amount of 5 million ALL in the village of Stajkë in the municipality of Vau Dejës.

The event happened around 3 o’clock this morning, while the robbers took the amount of 5 million ALL in the apartment of the citizen Pashk Meli.

The robbers, as they were coming out after receiving the amount of money, for a moment pointed the gun at the boy of the house, Pashk Melit.

The robbers did not say a word, but only one of them pointed his pistol at the young man and left quickly. Earlier, the three gunmen also took the security camera server of this apartment, making sure that they did not leave any traces during the robbery. Pashk Meli along with his father and elderly mother were inside the house at the time of the robbery.

At first they heard nothing but shortly before leaving the housewife and her son, Pashk Meli, heard the noise and woke up, but the young man was confronted with the pointed gun and could not do anything reaction. The amount of money of 5 million old lek was in a large cash register that the lady of the house had.

She had put the money in the cash register where she also kept her clothes. Apparently the perpetrators of the robbery had reliable information, as they went directly to the cash register, taking it out and taking the money inside it. The perpetrators according to the owners of the house entered the yard and then through a window behind the house entered inside the apartment.

After entering, they are initially suspected of climbing through the interior stairs of the house, taking the security cameras and then sitting down, robbing a lot of money of 5 million old lekë, which were inside the box with clothes.

The Meli family has reported the incident to the police post in Barbullush, part of the local police of Shkodra, showing what happened. Police have arrived at the scene, launching investigations, but so far there is nothing concrete about the detection of the robbers.

From the security cameras of the nearby subjects, only the moment of arrival with a vehicle can be seen, but it is not known where they fled from, after committing the robbery. Thefts and robberies in Shkodra have recently increased significantly in apartments, creating a kind of fear among citizens. / BW