“Na duket sikur na ka rënë rrufeja prej qiellit”. Kështu u shpreh Nazmi Hasanaj, vëllait dhe nipit të të cilit sot në mesditë iu bë atentat me armë zjarri në Malësi të Madhe.

Ai mohon që nipi i tij të ketë konflikte për shkak të detyrës, apo jashtë saj. “Absolutisht asnjë konflikt, asnjë problem. E kam nip të afërt. Ka 2-3 vite që punon drejtor në policinë bashkiake. Nuk ka asnjë konflikt, nuk kam dëgjuar asnjë debat.

Kopliku është shumë i vogël dhe gjithçka merret vesh. Edhe me gruan me u zënë e merr vesh tjetri. Pra nuk ka pasur asnjë konflikt. Kurse vëllai është një person që nuk ka bërë shamatë as me fëmijët e vet ndonjëherë. Nuk ka pasur asnjëherë konflikte” tha ai.

Në momentin që iu atentati, Hasanaj ishte duke udhëtuar me makinën e punës dhe xhaxhai thekson se “Me gjuajtur makinën e policisë nuk është ngatërresë. Nuk kam asnjë shpjegim, jemi të shokuar, na duket sikur na ka rënë rrufeja prej qiellit”.

Ai tregon më tej se lajmin e mori vesh nga shoferi i ambulancës. “Ata kishin zbritur në Shkodër, vëllai për të blerë ndonjë gjë. Unë e mora vesh se më mori shoferi që i çoi te spitali dhe më mori në telefon më tha i çova te spitali.

Gjendja për mjekët është e stabilizuar, ata janë në reanimacion. Vëllai ka edhe pak moshën, ka luhajte, por përgjithësisht stabël është” përfundoi ai për Abcnews.al.

Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj u shpreh në një prononcim për Abcnews.al se nuk ka dijeni që drejtori i policisë bashkake, të cilit iu bë sot atentat, të ketë pasur konflikte familje apo për shkak të detyrës. Ai tha më tej se ia lë drejtësisë zbardhjen e ngjarjes.

Shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe Mentor Hasanaj mesditën e sotme u transportua me urgjencë nga spitali rajonal i Shkodrës në Tiranë te spitali i Traumës për mjekim të specializuar pas atentatit që iu bë.

Një burim nga spitali i Traumës i tha Abcnews.al se “gjendja e Mentor Hasanajt është stabël, ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.

Por si iu bë atentati?

Shefit të Policisë Bashkiake iu bë atentat gjatë orëve të drekës teksa po udhëtonte në automjetin e bashkisë me të atin dhe bashkëshorten.

Autori e ndoqi me një motor tip “Papaq” dhe priti deri në momentin kur makina ndaloi për të qëlluar drejt tyre dhe më pas është pozicionuar edhe anash, në krah të shoferit.

Mentor Hasanaj ishte në makinë bashkë me të atin dhe të shoqen por kjo e fundit i shpëtoi plumbave, ndërsa babë e bir mbetën të plagosur.

Policia po vijon punën për identifikimin dhe vënien e autorit në pranga. Policia dhe prokuroria po hetojnë në disa pista, mes të cilave edhe dyshimet se atentati mund të jetë bërë për shkak të detyrës.

The assassination attempt on the police director, says his uncle: It was like lightning

“It seems to us that lightning has fallen from the sky.” This is what Nazmi Hasanaj said, whose brother and nephew were assassinated at noon today in Malësi e Madhe.

He denies that his nephew has conflicts because of duty, or outside of it. “Absolutely no conflict, no problem. I have a close nephew. He has been working as a director in the municipal police for 2-3 years. There is no conflict, I have not heard any debate.

Koplik is very small and everything is agreed. Even with a busy wife, the other finds out. So there was no conflict. And the brother is a person who has never made a fuss even with his children. “There have never been conflicts,” he said.

At the time of his assassination, Hasanaj was traveling in a work car and his uncle states that “There is no confusion when shooting at a police car. “I have no explanation, we are shocked, it seems to us that lightning has fallen from the sky.”

He further states that he heard the news from the ambulance driver. “They had come down to Shkodra, brother, to buy something. I found out that the driver who took them to the hospital picked me up and called me and told me to take them to the hospital.

The condition for doctors is stabilized, they are in resuscitation. “My brother is a little older, he has fluctuations, but he is generally stable.

The Mayor of Malësia e Madhe, Tonin Marinaj, said in a statement for Abcnews.al that he is not aware that the director of the joint police, who was assassinated today, had family conflicts or due to duty. He further said that he leaves it to justice to uncover the event.

The Chief of the Municipal Police in Malësia e Madhe Mentor Hasanaj at noon today was transported urgently from the regional hospital of Shkodra in Tirana to the Trauma Hospital for specialized treatment after the assassination attempt.

A source from the Trauma Hospital told Abcnews.al that “Mentor Hasanaj’s condition is stable, he is under the care of doctors”.

But how was the assassination carried out?

The head of the Municipal Police was assassinated during lunch hours while traveling in the municipal vehicle with his father and wife.

The perpetrator followed him with a “Papaq” type motorcycle and waited until the moment when the car stopped to shoot towards them and then it was positioned sideways, next to the driver.

Mentor Hasanaj was in the car with his father and wife but the latter escaped the bullets, while father and son were injured.

Police are continuing to identify and handcuff the perpetrator. Police and prosecutors are investigating several tracks, including suspicions that the assassination may have been carried out due to duty.