Raketa e madhe kineze që ka dalë jashtë kontrollit më 29 prill po i afrohet atmosferës së Tokës dhe ka shkaktuar panik te shumë njerëz, pasi mbetjet e saj mund t’u rrezikojnë jetën. Raketa e Long March 5B, e cila është rreth 100 metra e gjatë dhe peshon 22 tonë, pritet të bjerë në tokë këto dy ditë, por pika e saktë ende nuk është përcaktuar. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar edhe një hartë paraprake të zonës ku mund të bjerë raketa, zonë në të cilën përfshihet edhe Shqipëria. Gjithashtu në lidhje me këtë ka folur edhe një astrofizikan i njohur, Jonathan McDowll, i cili ka qetësuar njerëzit se rreziku që raketa të mund të godasë zonat e banuara është i vogël, por gjithsesi jo i papërfillshëm.

Ai tha: Ne presim që ajo të hyjë diku midis 8 dhe 10 maj. Dhe në atë periudhë dy-ditore, ajo do të lëvizë rreth 30 herë rreth botës. Raketa po udhëton me rreth 18 mijë milje në orë. Nëse jemi duke menduar se kur do të bie, ju jeni 18,000 milje larg pozitës se ku do të bie,
Më tej ai shprehet se oqeani Paqësor është “basti” më i sigurt ku mund të bien mbetjet e raketës, pasi zë pjesën më të madhe të sipërfaqes së Tokës. “Nëse doni të vini bast se ku do të bjerë raketa në Tokë, vini bast për Paqësorin, sepse Paqësori është pjesa më e madhe e Tokës. Është kaq e thjeshtë”- përfundoi ai.

The large Chinese rocket that went out of control on April 29 is approaching the Earth’s atmosphere and has caused panic among many people, as its remains could endanger their lives. The Long March 5B rocket, which is about 100 meters long and weighs 22 tons, is expected to hit the ground these two days, but the exact point has not yet been determined. International media have also published a preliminary map of the area where the rocket could land, an area which includes Albania. A well-known astrophysicist, Jonathan McDowll, also spoke about this, reassuring people that the risk of rockets hitting residential areas is small, but not negligible.

He said: We expect it to enter sometime between 8 and 10 May. And in that two-day period, it will move about 30 times around the world. The rocket is traveling at about 18,000 miles per hour. If we are thinking about when it will fall, you are 18,000 miles away from where it will fall.
He further states that the Pacific Ocean is the safest “bet” where rocket debris can fall, as it occupies most of the Earth’s surface. “If you want to bet on where the rocket will land on Earth, bet on the Pacific, because the Pacific is the largest part of the Earth. It’s so simple, “he concluded.