Mbrëmjen e djeshme ka përfunduar arratia e Ndriçim Jonuzit, autorit të plagosjes në këmbë sekretarin e degës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni së bashku me dy bashkëpunëtorët në konflikt Dorian Troplini, drejtor i policisë bashkiake dhe punonjësin Markel Shtylla.

Sipas policisë Ndriçim Jonuzi 45 vjeç, akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”. Ndërkohë bashkëpunëtorët në konflikt Dorian Troplini, drejtor i policisë bashkiake dhe punonjësin Markel Shtylla sipas policisë akuzohen për “Moskallëzim krimi”.

Por si ndodhi ngjarja dhe cilat janë versionet e protagonistëve, që detyruan Lulzim Bashën dhe Ilir Metën që mbrëmjen e ngjarjes të niseshin me urgjencë në Kavajë duke e cilësuar ngjarjen me sfond politik 4 ditë përpara zgjedhjeve, ndërsa kryeministri Edi Rama kërkoi vendosjen e autorit para drejtësisë dhe që kreu i shtetit të ulë tensionet.

Sekretari i Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni deklaroi para grupit hetimor se sherri ka nisur për parkimin e makinës. “Jonuzi më ka ofenduar, u konfliktuam fillimisht fizikisht e pastaj ai nxori armën” tha sot Okshtuni për ngjarjen që ndodhi në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Por autori i plagosjes Ndriçim Jonuzi nëpërmjet një video-mesazhi u shpreh se nuk merret me politikë, por rasti në fjalë është përdorur për fushatë. “Unë nuk kam ndërmend të merrem me politikë. Më kanë thënë që Lulzim Basha më ka cilësuar socialist dhe nuk më vjen mirë të më humbë të gjitha sakrificat për PD. Vetëm për të shfrytëzuar këtë rast për fushatë. Është dashur të flitej më të gjithë pjesëtarët e PD-së së vjetër, jam apo nuk jam socialist, duke i marrë me radhë, Engjëll Carën, Halit Shamatën. Pyete mirë Halitin se e mban mend”, është shprehur ai.

Jonuzi me precedent, tha se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe se ka ndodhur për shkak se sipas tij personat me të cilët u konfliktua i kishin zënë rrugën një nënë me shami dhe pasi ky i kishte kërkuar llogari ata u sollën në mënyrë arrogante. “Padyshim që nuk jam krenar për atë që kam bërë, si besimtar që jam zoti të më falë, nuk ka lidhje me sulme politike, të gjithë e dinë atë që ndodhi dje në xhaminë Dine Hoxha, ne e ndjejmë si për vete, si besimtarë që jemi, na kujtohet ajo e Zelandës së re, ku u vranë vëllezërit dhe motrat tona.

 

Last night, the escape of Ndriçim Jonuzi, the perpetrator of the leg injury, the secretary of the PD branch in Kavaja, Bledar Okshtuni, ended, together with two collaborators in the conflict, Dorian Troplini, director of the municipal police and employee Markel Shtylla.

According to the police, Ndriçim Jonuzi, 45 years old, is charged with the criminal offenses “Illegal possession of weapons” and “Intentionally inflicting grievous bodily harm”. Meanwhile, the collaborators in the conflict, Dorian Troplini, the director of the municipal police and the employee Markel Shtylla, according to the police, are accused of “Failure to report a crime”.

But how did the event happen and what are the versions of the protagonists, who forced Lulzim Basha and Ilir Meta to leave urgently for Kavaja on the evening of the event, calling the event with a political background 4 days before the elections, while Prime Minister Edi Rama demanded that the author be brought to justice and for the head of state to reduce tensions.

Democratic Party Secretary Bledar Okshtuni stated before the investigative group that the quarrel has started over parking the car. “Jonuzi offended me, we first had a physical conflict and then he pulled out his weapon,” Okshtuni said today about the event that took place at the Democratic Party electoral office in Kavaja.

But the perpetrator of the injury, Ndriçim Jonuzi, said in a video message that he was not involved in politics, but that the case in question was used for a campaign. “I do not intend to deal with politics. I was told that Lulzim Basha called me a socialist and I do not like to lose all the sacrifices for the DP. Just to use this opportunity for campaigning. It was necessary to talk to all the members of the old PD, whether I am a socialist or not, taking in turn, Engjëll Cara, Halit Shamata. “Ask Halit well because he remembers him”, he said.

Jonuzi with a precedent, said that the event has nothing to do with politics and that it happened because according to him the people with whom he had a conflict had blocked the way to a mother with a headscarf and after he had demanded an account they behaved arrogantly. “Obviously I am not proud of what I have done, as a believer I am able to forgive me, it has nothing to do with political attacks, everyone knows what happened yesterday in the Dine Hoxha mosque, we feel for ourselves, as believers that we are, we remember that of New Zealand, where our brothers and sisters were killed.