Një ngjarje shokuese është regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, ku një vogëlushe 14 muajshe vdiq tragjikisht në spital, pasi dyshohet ishte torturuar çnjerëzisht nga babai i saj.

Në trupin e pajetë të vogëlushes u gjetën shenja kafshimi në dorë dhe kofshë, si dhe mjekët zbuluan se ajo kishte pësuar hemorragji në tru.

Babai i saj, 33-vjeçari Daniel Ashurst, akuzohet se shkaktoi plagët që çuan në vdekjen e vogëlushes së tij.

Ai mohoi që lëndimet ndaj vajzës së tij të jenë bërë me qëllim kur u pyet nga gjykatësja, Nina Grahame.

Madje ai mohoi autorësinë e krimit makabër, duke u shprehur se kurrë nuk e ka goditur ose kafshuar të bijën.

I akuzuari tha se e adhuronte të bijën dhe postonte foto të saj në rrjetet sociale.

Megjithatë, deklaratat e tij kontadiktore kanë bërë që të ngrihen akuza të forta për të.

33-vjeçari më vonë gjatë seancës pranoi se vuante nga depresioni, dhe konsumonte pije alkoolike dhe kokainë, për ta ndihmuar të qetësohej.

Ai tha se natën që ndodhi ngjarja kishte konsumuar kokainë.

I pandehuri fillimisht u tregoi mjekëve që vajza e tij ishte rrëzuar nga shkallët, por në një deklaratë tjetër të mëvonshme, ai tha se e bija kishte pësuar disa aksidente.

Gjykata ende nuk ka marrë një vendim, ndërsa 33-vjeçari vijon të mohojë akuzat për “vrasje”.

Ngjarja ndodhi disa muaj më parë, ndërsa gjyqi ndaj tij duket se do të vijojë ende.

Burimi: Metro|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

 

A shocking event has been registered in the UK, where a 14-month-old baby died tragically in hospital after allegedly being tortured inhumanly by her father.

The baby’s body was found with bite marks on his hand and thighs, and doctors discovered she had hemorrhage in the brain.

Her father, 33-year-old Daniel Ashurst, is accused of causing the injuries that led to the death of his infant.

He denied that the injuries to his daughter were intentionally made when questioned by Judge Nina Grahame.

He even denied the authorship of the macabre crime, saying he never hit or bit his daughter.

The accused said she adored her daughter and posted photos of her on social media.

However, his contradictory statements have led to strong accusations against him.

The 33-year-old later admitted during the hearing that she was suffering from depression, and consumed alcoholic beverages and cocaine to help her calm down.

He said he had consumed cocaine the night of the incident.

Defendant initially told doctors that his daughter had fallen off the stairs, but in a later statement, he said his daughter had suffered some accidents.

The court has not yet made a ruling, and the 33-year-old continues to deny charges of “murder”.

The incident happened a few months ago, and the trial against him looks set to continue.