Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në një lokal në Krujë.

Në një video shihen katër persona të maskuar dhe të armatosur që futen në lokal dhe ushtrojnë dhunë ndaj një të riu.

Gjithashtu ata kërcënojnë edhe personat e tjerë që ndodhen brenda lokalit, ndërsa të riun e shtrijnë përtokë dhe e godasin fort me shkop.

Pasi e rrahin barbarisht, agresorët vendosin të largohen. I riu është dërguar në spital për të marrë mjekim nga plagët e shkaktuara.
Ndërkohë për këtë ngjarje nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga Policia e Krujës. Syri.tv

A serious incident occurred two days ago in a bar in Kruja.

A video shows four masked and armed people entering the bar and using violence against a young man.

They also threaten other people inside the bar, while the young man is lying on the ground and hit hard with a stick.

After beating him barbarically, the aggressors decide to leave. The young man was taken to hospital to receive treatment for the injuries caused.
Meanwhile, there is still no official reaction from the Kruja Police for this event. Syri.tv