Prej ditës së sotme plazhet janë lejuar të hapen duke i dhënë kështu edhe startin zyrtar sezonit veror. Por kushtet e motit kanë shtyrë edhe planet e qytetarëve.

Ndërsa sinoptikanja Adiola Bami, nga Meteoalb, jep një tjetër lajm të keq. Sipas saj, rreshjet e shiut do të jenë prezente mbi territorin e Shqipërisë të paktën deri në gjysmën e muajit qershor.

“Edhe këtë javë do mbetemi në kushte të paqëndrueshme të motit. Reshjet do të vijojnë edhe pasditen e sotme, kryesisht në zonat malore. Edhe dita e martë parashikohet të mbetet e paqëndrueshme. E mërkura dhe e enjtja do na rikthejnë diellin, do kemi rritje të temperaturave, maksimumi deri në 24 gradë Celsius. Ndërsa, në fundjavë temperaturat do të mbërrijnë deri në 30 gradë. Por, edhe pse kemi rritje të temperaturave, do të kemi edhe reshje shiu, gjatë të premtes me rrebeshe, dhe në fundjavë në sasi më të paktë.

Megjithatë, kemi hyrë në stinën e verës dhe këto temperature nuk janë karakteristike. Pjesa e parë e muajit qershor, edhe pse do të kemi temperature 28-29 gradë, e ndonjë ditë edhe 30 gradë Celsius, do të kemi edhe prani reshjesh, duke bërë që të mos e kemi mendjen shumë te plazhi. Në gjysmën e dytë të qershorit do të mendojmë për plazhin. Gjatë korrikut temperaturat parashikohet të arrijnë në temperature 40 gradë celsius. Parashikohet një verë e nxehtë”, tha ajo.

As of today, the beaches have been allowed to open, thus giving the official start to the summer season. But the weather conditions have also pushed the citizens’ plans.

While the weather forecaster Adiola Bami, from Meteoalb, gives another bad news. According to her, the rains will be present on the territory of Albania at least until the middle of June.

“Even this week we will remain in unstable weather conditions. The rains will continue this afternoon, mainly in the mountainous areas. Even Tuesday is expected to remain volatile. Wednesday and Thursday will bring us back to the sun, we will have an increase in temperatures, up to 24 degrees Celsius. Meanwhile, on weekends temperatures will reach up to 30 degrees. But even though we have increased temperatures, we will have rain, during Friday with thunderstorms, and on weekends in smaller quantities.

However, we have entered the summer season and these temperatures are not characteristic. The first part of June, although we will have a temperature of 28-29 degrees, and some days even 30 degrees Celsius, we will have the presence of precipitation, making us not think much of the beach. In the second half of June we will think about the beach. During July, temperatures are expected to reach 40 degrees Celsius. A hot summer is predicted, “she said.