Kadastra shqiptare njofton se Këshilli i Ministrave ka vendosur ndryshimin e certifikatës së së regjistrimit të pronësisë. Në vendim thuhet se kjo është bërë për të paraqitur në mënyrë më të saktë dhe më të plotë të dhënat kadastrale referuar dokumentacionit tekniko-ligjor. “Të nderuar qytetarë! Mos u shqetësoni nëse fragment harte kadastrale, kartelë e pasurisë së paluajtshme apo certifikata e regjistrimit të pasurisë do t‘ju vijë ndryshe!

Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 782, date 7.10.2020 “Per miratimin e modeleve te akteve kadastrale dhe te dhenave ne permbajtje te hartes kadastrale“, kanë ndryshuar modelet e këtyre dokumenteve, por edhe të tjera që lëshohen nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës.

Nëpërmjet kësaj kartele të re, synohet të bëhet paraqitja më e saktë dhe e plotë e të dhënave kadastrale, referuar dokumentacionit tekniko-ligjor të përcaktuar në Ligjin 111/2018 dhe ligjin 20/2020 për proceset kalimtare. Ky ndryshim vjen për saktësimin e të dhënave të Pasurive të Palujtshme për pronarët / personat fizikë dhe/ose persona juridik. Këtu do të gjeni edhe modelin e ri të këtyre dokumenteve që kanë ndryshuar.

Do t‘ju luteshim të na mirëkuptoni për kohën që do të marrë ky ndryshim, pasi çdo gjë e re kërkon kohën e saj për t‘u mësuar, si nga qytetarët që aplikojnë por edhe punonjësit e Kadastrës që do kenë një tjetër format. Ju faleminderit!”, thuhet në njoftim.

The Albanian Cadastre announces that the Council of Ministers has decided to change the ownership registration certificate. The decision states that this was done to present in a more accurate and complete way the cadastral data referring to the technical-legal documentation. “Dear citizens! Do not worry if the cadastral map fragment, real estate card or property registration certificate will come to you differently!

By decision of the Council of Ministers no. 782, dated 7.10.2020 “On the approval of models of cadastral acts and data in the content of the cadastral map”, have changed the models of these documents, but also others issued by the State Cadastre Agency.

Through this new card, it is intended to make the most accurate and complete presentation of cadastral data, referring to the technical-legal documentation defined in Law 111/2018 and Law 20/2020 on transitional processes. This change comes for the accuracy of Immovable Property data for owners / natural persons and / or legal entities. Here you will also find the new model of these documents that have changed.

We would ask you to understand us for the time that this change will take, as everything new requires its time to be learned, both from the citizens who apply but also the Cadastre employees who will have another format. Thank you! ”, It is said in the announcement.