Askujt nuk ia priste mendja. Kandidati për deputet i PS në qarkun e Elbasanit, që mbulon bashkinë e Peqinit, Saimir Hasalla, është kthyer në rivalin kryesor të Taulant Ballës.

Hasalla nuk resht së marri vota, edhe pse ai nuk njihet në Elbasan dhe në bashkitë e tjera të qarkut.

Pasi mori një “thes” me vota në Peqin, ai nuk po ndalet as në bashkitë e tjera si Elbasan, Belsh, Cërrik etj. Deri më tani, kur janë numëruar 312 kuti nga 511 që ka gjithsej ky qark, Saimir Hasalla ka grumbulluar 9356. Deri në mesditë ai qëndronte në vendin e parë dhe vetëm kur nisën të numërohen votat për Elbasanin është “thyer” nga Taulant Balla i cili aktualisht ka marrë 10.335 vota.

Surprizë në këtë listë është edhe Besion Ajazi që duket se është votuar masivisht nga Gramshi, zonë të cilën ai mbulonte. Ajazi ka grumbulluar 5104 vota.

Herësi për ata që ndodhen poshtë numrit 8 të renditjes në këtë listë për subjektin politik Partia Socialiste është 10788 +1 një shifër praktikisht e paarritshme nga kandidatët për të zhvendosur ndonjë emër në tetëshen e parë. Pra numëimi i votave për kandidatët e PS është thjeshtë një procedurë.

Nobody expected it. The candidate for deputy of the Socialist Party in the district of Elbasan, which covers the municipality of Peqin, Saimir Hasalla, has become the main rival of Taulant Ballës.

Hasalla does not stop receiving votes, although he is not known in Elbasan and other municipalities in the region.

After receiving a “bag” of votes in Peqin, he is not stopping in other municipalities such as Elbasan, Belsh, Cërrik, etc. So far, when 312 ballot boxes have been counted out of 511 that this district has in total, Saimir Hasalla has collected 9356. Until noon he was in the first place and only when the votes for Elbasan started to be counted was he “broken” by Taulant Balla who currently received 10,335 votes.

Surprise on this list is also Besion Ajazi who seems to have been voted en masse by Gramsh, the area he covered. Ajazi has collected 5104 votes.

The quotient for those below number 8 on this list for the political entity Socialist Party is 10788 +1, a figure virtually unattainable for candidates to move a name into the top eight. So counting the votes for SP candidates is simply a procedure.