Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Levan të Fierit. Burime bëjnë me dije se një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor, i cili është i mbushur me ujë.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar burrë e grua, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj. ABC sjell pamje nga vendi ku ka ndodhur ngjarja dhe momenti kur të lënduar dërgohen me autoambulancë për në spital.

“Sot, rreth orës 17:35, në fshatin Qarr, Levan, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. Z., banues në Tiranë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerë, shtetasi Xh. T. dhe L. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga”, njofton policia.

An accident occurred this evening in Levan, Fier. Sources suggest that a vehicle went off the road ending up in the side canal, which is filled with water.

As a result, a man and a woman were injured, while their health condition is still unknown. They were taken to hospital for first aid.

Police are at the scene and are working to fully clarify its circumstances. ABC brings images from the place where the event took place and the moment when the injured are sent by ambulance to the hospital.

Today, around 17:35, in the village of Qarr, Levan, the vehicle type “Volkswagen” with driver citizen B. Z., resident in Tirana, went off the road and as a result two passengers were injured, citizen Xh. T. and L. Z., who are under the care of doctors at the Fier regional hospital.

The investigative group is at the scene and is working to find out the cause of the vehicle going off the road “, announces the police