Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Përrenjas. Gazetari Agim Blloshmi raporton për abcnews.al se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua.

Ngjarja ka ndodhur në Pishkash në zonën e njohur si “Tre urat”. Në automjet udhëtonin dy anëtarë të një familje, të cilët janë dërguar në spitalin e Përrenjasit për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se në automjet po udhëtonte Hysen Skordhja dhe nusja e djalit të tij, Marjana Iljasllari. Ka qenë kryefamiljari që ka thyer xhamin e makinës dhe ka nxjerrë dhe nusen e djalit.

Ndërkaq, automjet është i fundosur krejtësisht në pellgun me ujë, që është krijuar gjatë punimeve të bëra nga firma që po ndërton HEC. Pritet që të bëhet nxjerrja e automjetit.

An accident occurred this morning on the Librazhd-Përrenjas axis. Journalist Agim Blloshmi reports for abcnews.al that a vehicle went off the road and ended up in a stream.

The event took place in Pishkash in the area known as “Three Bridges”. Two members of a family were traveling in the vehicle, who were sent to the hospital in Përrenjas to receive medical assistance.

It is learned that Hysen Skordhja and his son’s bride, Marjana Iljasllari were traveling in the vehicle. It was the head of the family who broke the car window and pulled out the boy’s bride.

Meanwhile, the vehicle is completely submerged in the water basin, which was created during the works done by the company that is building HEC. The vehicle is expected to be towed.