Reine ndodhet në ishujt Lofoten të Norvegjisë. Tipari i tij më simpatik janë shtëpitë, kryesisht ngjyrë vishnjë që dallojnë gjatë dimrit nga bora e cila mbulon shpatet e malit Reinebringen që duket në sfond.

Banohet vetëm nga 300 banorë, të cilët kryesisht merren me peshkimin. Edhe pse konsiderohet si një nga pjesët më të paarritshëm të vendit vizitohet nga mijëra turistë çdo vit. Pse? Sepse në këtë pikë të vogël në hartë, ndodh diçka mágjike sa herë që erret. Në Reine kemi shfaqjen më mbresëlënëse të fenomenit natyror që quhet “Dritat e veriut”.

Dritat e veriut janë një nga fenomenet më të rëndësishme natyrore, pasi qielli mbushet plot ngjyra dhe forma të ndërlikuara. Ky fenomen natyror është kaq i famshëm, sa që organizohen udhëtime të veçanta për turistët që duan të shohin spektaklin nga afër.

Ky fenomen është i njohur që nga lashtësia dhe vëzhguesi i parë thuhet se është Aristoteli. Si krijohet? Nga përplasja e grimcave të ngarkuara (kryesisht elektronet dhe protonet) nga hapësira, të cilat bllokohen në fushën magnetike të tokës, lëvizin drejt Polit të Veriut, dhe më në fund reagojnë me grimcat e ajrit.

Le të mos ecim më tej me shpjegimet shkencore, por do t’ju themi se “aurora borealis” (dritat veriore), të cilat shfaqen zakonisht në vendet nordike e kanë prejardhjen e emrit nga perëndesha romake e agimit, «Aurora» dhe nga zona gjeografike e Veriut.

Reine is located in the Lofoten Islands of Norway. Its most charming feature are the houses, mostly cherry-colored that differ during the winter from the snow which covers the slopes of the Reinebringen mountain that appears in the background.

It is inhabited by only 300 inhabitants, who are mainly engaged in fishing. Although considered one of the most inaccessible parts of the country it is visited by thousands of tourists every year. Why? Because at this small point on the map, something magical happens whenever it gets dark. In Reine we have the most impressive display of the natural phenomenon called the “Northern Lights”.

Northern lights are one of the most important natural phenomena, as the sky is filled with complex colors and intricate shapes. This natural phenomenon is so famous that special trips are organized for tourists who want to see the spectacle up close.

This phenomenon has been known since antiquity and the first observer is said to be Aristotle. How is it created? From the collision of charged particles (mainly electrons and protons) from space, which are trapped in the earth’s magnetic field, they move towards the North Pole, and finally react with the air particles.

Let us not go further with scientific explanations, but we will tell you that the “aurora borealis” (northern lights), which usually appear in the Nordic countries, have their origin from the Roman goddess of dawn, “Aurora” and from the area geographical of the North.