Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmje e sotme në Athinë. Një i vdekur dhe tre të plagosur, njëri prej të cilëve ishte në gjendje kritike dhe fillimisht u konsiderua i vdekur, është bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në në sheshin Agios Sostis, raportojnë mediat greke.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se autorët kanë qëlluar nga një makinë dhe më pas kanë ikur. Policia është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa dyshohet se janë larguar në zonën e Petralona.

Një prej të përfshirëve, dyshohet se u përpoq të fshihej në një kafene në sheshin Agios Sostis, por nuk mundi t’i shpëtojë plumbave dhe humbi jetën menjëherë.

Ky burrë është babai i një prej të rinjve që u sulmuan nga të rinj të tjerë. Ndërkohë djali i tij 25 vjeç ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë. I plagosur lehtë ka mbetur edhe punonjësi i kafenesë.

Paraprakisht raportohet se sherri nisi për shkak të një borxhi mes dy grupeve, ndërsa dyshohet se në këtë janë përfshirë disa shqiptarë. Mediat greke duke cituar burime raportojnë se në ngjarje janë të përfshirë grupe shqiptarësh.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ndërsa janë gjetur shtatë gëzhoja.

A serious incident occurred tonight in Athens. One dead and three injured, one of whom was in critical condition and was initially considered dead, is the balance of the serious incident that happened tonight in Agios Sostis Square, Greek media report.

Preliminary data suggest that the perpetrators were shot by a car and then fled. Police have been put in pursuit of them as they are suspected to have fled to the Petralona area.

One of those involved allegedly tried to hide in a cafe in Agios Sostis Square, but could not escape the bullets and lost his life immediately.

This man is the father of one of the young men who was attacked by other young men. Meanwhile, his 25-year-old son was injured and is in a very serious condition. The employee of the cafe was also slightly injured.

It was previously reported that the quarrel started due to a debt between the two groups, while it is suspected that some Albanians were involved in this. Greek media, citing sources, report that groups of Albanians are involved in the event.

Numerous police forces are at the scene, while seven cartridges have been found.