Një krim pasioni dyshohet të jetë vrasja e 45-vjeçares Fëllënxa Shirja që ka tronditur opinionin publik këtë të shtunë.

Bilbil Shirja 48-vjeç është bashkëshorti i të ndjerës, i cili gjithashtu u gjet i pajetë pak metra larg saj.

Dyshimet e para janë që 48-vjeçari, pas një zënke me bashkëshorten, e ka futur në makinë dhe i ka vënë flakën, duke e djegur të gjallë, e më pas, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë aty pranë.

Çifti ishin në proces divorci dhe herë pas here, ata kishin konflikte mes njëri-tjetrit për motive xhelozie.

Këto kanë bërë që gruaja të ikë nga shtëpia dhe kohët e fundit jetonte me prindërit e saj në Shkallnur të Durrësit.

Viktimat ishin prindër të dy fëmijëve, një vajze e cila ishte e martuar dhe e një djali, adoleshent.

Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje të afërm dhe familjarë të çiftit për të mësuar më tepër rreth shkaqeve të krimit të rëndë.

 

A crime of passion is suspected to be the murder of 45-year-old Fëllënxa Shirja that shocked the public opinion this Saturday.

Bilbil Shirja 48-year-old is the husband of the deceased, who was also found dead a few meters away from her.

The first suspicions are that the 48-year-old, after a quarrel with his wife, put her in the car and set her on fire, burning her alive, and then, ended his life by hanging himself in a nearby tree.

The couple were in the process of divorce and occasionally, they had conflicts with each other over jealous motives.

These have caused the woman to run away from home and recently lived with her parents in Shkallnur, Durrës.

The victims were the parents of two children, a daughter who was married and a teenage son.

Police have launched an investigation at the scene and questioned relatives and relatives of the couple to find out more about the causes of the serious crime.