Vdekja e 23-vjeçarit, Rafael Tafaj teksa po punonte, pa asnjë kusht sigurie, çoi në pranga pronarin e gomisterisë Xhemal Duka.

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për pronarin e gomisterisë, Xhemal Duka, ku humbi jetën punonjësi 23-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 korrik në zonën e Kënetës. Mësohet se Rafael Talaj humbi jetën në vendin e tij të punës pas një incidenti që ndodhi gjatë momentit kur frynte gomën e një kamioni, e cila shpërtheu duke i shkaktuar atij vdekjen. Pronari i gomisterisë akuzohet për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

 

The death of 23-year-old Rafael Tafaj while he was working, without any security conditions, led to the handcuffing of the owner of the tire shop, Xhemal Duka.

The court of Durrës imposed the security measure “prison arrest” for the owner of the tire shop, Xhemal Duka, where the 23-year-old employee lost his life.

The gruesome event happened on July 6 in the Swamp area. It is learned that Rafael Talaj lost his life at his workplace after an incident that occurred while he was blowing the tire of a truck, which exploded causing his death. The owner of the tire shop is accused of “Violation of safety rules at work”.