Jepet masa e sigurisë për Adriano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin. Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për Sokol Sanxhaktarin dhe Ardjano Hajdarin të cilë gjatë një konflikti me mjete të forta i shkaktuan vdekjen mikut të tyre Florian Lamçe.
Seanca gjyqësore u zhvillua pa praninë e medias.

Prokurori Kreshnik Ajazi e asistuar nga Ermira Tafani kërkoi arrest me burg për dy të pandehurit.

Pala mbrojtëse e përfaqësuar nga avokati Sokol Hazizaj, solli argumenta se Sanxhaktari dhe Hajdari kanë qenë nën efektin e alkoolit kur janë konfliktuar me mikun e tyre dhe nuk e mbajnë mend sesi ka nisur.

Gjykatësja Pajtime Fetahu ka marrë në konsideratë akuzat e ngritura nga Prokuroria duke lënë nën fuqi kërkesën e prokurorit.

Edhe në seancën e sotme Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari njëlloj deklaruan se ishin të shokuar nga ajo çfarë ka ndodhur, madje nuk besojnë se kanë vrarë Florian Lamçen, pasi gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes kanë pirë së bashku në disa lokale në qytet.
Në testin e kryer dy të pandehurit kanë rezultuar nën efektin e alkoolit. Ndërkohë nga goditja me sende të forta gjatë sherrit, tashmë është e konfirmuar se vdekjen Florian Lamçes ja ka sjellë një goditje në kokë nga një këmbë karrigeje që i ka sjellë çarje të kafkës si dhe një çarje e aortës në parakrahun e majtë.

Mësohet se në momentin kur janë dërguar nga spitali për në komisariat, Sanxhaktari dhe Hajdari kanë qenë të pavetëdijshëm.

Security measures are given for Adriano Hajdari and Sokol Sanxhaktari. The court of Elbasan has imposed the security measure “prison without term” for Sokol Sanxhaktari and Ardjano Hajdari who during a conflict with strong means caused the death of their friend Florian Lamçe.

The court hearing took place without the presence of the media.

Prosecutor Kreshnik Ajazi, assisted by Ermira Tafani, requested jail time for the two defendants.

The defense, represented by lawyer Sokol Hazizaj, brought arguments that Sanxhaktari and Hajdari were under the influence of alcohol when they had a conflict with their friend and do not remember how it started.

Judge Pajtime Fetahu has considered the charges brought by the Prosecution, upholding the prosecutor’s request.

Even in today’s session, Sokol Sanxhaktari and Adriano Hajdari equally stated that they were shocked by what happened, they do not even believe that they killed Florian Lamçe, because throughout the afternoon and evening they drank together in several bars in the city.

In the test performed the two defendants resulted under the effect of alcohol. Meanwhile, from the blow with hard objects during the quarrel, it is already confirmed that the death of Florian Lamçe was brought by a blow to the head from a chair leg that brought cracks in the skull as well as a rupture of the aorta in the left forearm.

It is learned that at the moment when they were sent from the hospital to the police station, Sanxhaktari and Hajdari were unconscious.