Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, ka njoftuar për rihapjen e shkollave ditën e hënë, më datë 22 shkurt, 2021. Sipas Ministres Evis Kushi, që nga dita e hënë, datë 22 shkurt 2021, të gjithë do t’i rikthehen skenarit të mëparshëm.

Mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, do të zhvillohet si më poshtë:

– nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) në shkollë;
– maturantët në shkollë;
– dhe nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar.

Kushi thekson se shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Statusi i plote

Ju falënderoj pa masë për mirëkuptimin dhe sakrificën e treguar gjatë kësaj jave, në të cilën përveç situatës së rënduar nga pandemia e COVID-19, u shtuan edhe problematikat e një moti të acartë në të gjithë vendin.

Dua t’ju informoj që nga dita e hënë, datë 22 shkurt 2021, të gjithë do t’i rikthehemi skenarit të mëparshëm. Pra, mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, do të zhvillohet si më poshtë:

– nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) në shkollë;

– maturantët në shkollë;

– dhe nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar.

Ndërkohë, shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Gjatë këtyre ditëve kam pasur shumë mesazhe prej jush, me shqetësime të ndryshme, disa që kërkojnë kthimin në shkollë e disa të tjerë që i tremben situatës së pandemisë. Dua t’ju siguroj edhe një herë të gjithëve që vendimet tona bazohen në prioritetin absolut për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve tanë.

Prandaj, duke shprehur edhe një herë mirënjohjen e thellë për durimin që keni treguar këto kohë, dua të përsëris apelin e fortë që të gjithë së bashku të tregohemi sa më të kujdesshëm në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara, brenda e jashtë shkollës, sepse vetëm kështu mund të ndihmojmë për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Ju uroj sa më shumë shëndet e suksese të gjithëve!

The Minister of Education, Sports and Youth, Evis Kushi, announced the reopening of schools on Monday, February 22, 2021. According to Minister Evis Kushi, from Monday, February 22, 2021, everyone will return previous scenario.

Teaching in all pre-university schools, public and non-public, will take place as follows:

– primary school students (grades 1 – 5) in school;
– high school graduates;
– and students in grades 6 – 11 according to the combined scenario.

Kushi emphasizes that high schools located in high risk areas (Tirana, Fier, Vlora, Berat, Durres, Gjirokastra, Lezha, Lushnje, Pogradec and Kamza) will continue “online” until February 26, 2021, as suggested of the Technical Committee of Experts.

Full status

Thank you very much for the understanding and sacrifice shown during this week, in which, in addition to the situation aggravated by the COVID-19 pandemic, the problems of a harsh weather throughout the country were added.

I want to inform you that from Monday, February 22, 2021, we will all return to the previous scenario. So, teaching in all schools of pre-university education, public and non-public, will take place as follows:

– primary school students (grades 1 – 5) in school;

– high school graduates;

– and students in grades 6 – 11 according to the combined scenario.

Meanwhile, high schools located in high risk areas (Tirana, Fier, Vlora, Berat, Durres, Gjirokastra, Lezha, Lushnje, Pogradec and Kamza) will continue “online” until February 26, 2021, as suggested by Technical Committee of Experts.

During these days I have had many messages from you, with various concerns, some seeking return to school and some others fearing the pandemic situation. I want to assure you all once again that our decisions are based on the absolute priority of the health, safety and well-being of our children.

Therefore, expressing once again my deep gratitude for the patience you have shown these days, I want to reiterate the strong appeal that we all together be as careful as possible in respecting all the established rules, inside and outside the school, because only then can we help prevent the virus from spreading.

I wish you all the best of health and success!