Prej datës 5 korrik ka hyrë në fuqi vendimi i Këshillit Bashkiak Elbasan për tarifën e parkimit të automjeteve në disa nga rrugët dhe sheshet kryesore të këtij qyteti.

Nga dita e djeshme, punonjës të bashkisë së Elbasanit dhe policisë bashkiake janë afruar pranë automjeteve dhe kanë kërkuar që pronarët të likujdojnë tarifën sipas këtij vendimi.

Mjaft drejtues automjetesh janë shprehur se nuk janë të informuar, ndërkohë që bashkia ka bërë publik lajmin përmes mediave dhe rrjeteve sociale.

Ja çfarë thuhet në vendim, cilat janë rrugët dhe sa do të jetë tarifa sipas këtij vendimi:

Prej datës 05.07.2021 do të aplikohet tarifa orare e parkimit në vlerën 50 lekë/ ora në rrugët si vijon:

Bulevardi “Aqif Pasha”, rruga “Qemal Stafa”, rruga “Thoma Kalefi”, rruga “Janaq Kilica”, rruga “Kozma Naska”, rruga “28 Nëntori”, rruga “25 Nëntori”, rruga “Rinia”, sheshi prapa Pallatit të Sportit, zona pranë hotel “Skampa”, zona pranë ish kinema “Vullnetari”.
Për çdo paqartësi, lutemi të drejtoheni pranë zyrave të Drejtorisë së Tatimeve, Tarifave Vendore dhe Mbledhjes së të Ardhurave.
Ju faleminderit!

From July 5, the decision of the Municipal Council of Elbasan for the parking fee of vehicles in some of the main streets and squares of this city has entered into force.

As of yesterday, employees of the municipality of Elbasan and the municipal police approached the vehicles and demanded that the owners liquidate the fee according to this decision.

Many drivers have expressed that they are not informed, while the municipality has made public the news through media and social networks.

Here is what the decision says, what are the roads and what will be the fee according to this decision:

From 05.07.2021 the hourly parking fee will be applied in the amount of 50 ALL / hour on the following streets:

“Aqif Pasha” Boulevard, “Qemal Stafa” Street, “Thoma Kalefi” Street, “Janaq Kilica” Street, “Kozma Naska” Street, “28 Nëntori” Street, “25 Nëntori” Street, “Rinia” Street, the square behind the Palace of Sports, the area near the hotel “Skampa”, the area near the former cinema “Vullnetari”.
For any ambiguity, please contact the offices of the Directorate of Taxes, Local Tariffs and Revenue Collection.
Thank you!