Kryeministri Edi Rama i ka besuar Ministrinë e Arsimit deputetes së Partisë Socialiste, Evis Kushi.

Ditën e sotme, Rama ka larguar nga detyra ministren Besa Shahini, duke i dorëzuar çelësat e ministrisë deputetes Kushi.

Por, kush është Evis Kushi, deputetja që merr postin e ministres?

Evis Kushi lindi në Elbasan, më 7 tetor 1975. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Administrim Biznesi. Gjithashtu në vitet 2003-2008 ka studiuar në Staffordshire University, Angli, PhD në Ekonomi Turizmi. Në vitin 2010 ka marrë titullin “Profesor i Asociuar” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në vitin 2016 ka marrë titullin “Profesor” në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Ka një përvojë të gjatë pune në universitet. Nga viti 1998 deri në vitin 2013 ka qenë lektore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në vitin akademik 2008-2009 ka qenë lektore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Ekonomik, Maqedoni. Në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Zonja Kushi është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtare në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Ajo është autore dhe bashkautore e botimeve të ndryshme shkencore në fushën e marketingut dhe turizmit.

Prime Minister Edi Rama has entrusted the Ministry of Education to the Socialist Party MP, Evis Kushi.

Today, Rama dismissed Minister Besa Shahini, handing over the keys of the ministry to MP Kushi.

But who is Evis Kushi, the MP who takes the post of minister?

Evis Kushi was born in Elbasan, on October 7, 1975. He completed his higher studies at the University of Tirana, Faculty of Economics, branch Business Administration. Also in 2003-2008 he studied at Staffordshire University, England, PhD in Tourism Economics. In 2010 he received the title “Associate Professor” at the University “Aleksandër Moisiu” in Durrës. In 2016 he received the title “Professor” at the Agricultural University of Tirana.

Has a long working experience at the university. From 1998 to 2013 she was a lecturer at the University “Aleksandër Xhuvani” in Elbasan. In the academic year 2008-2009 she was a lecturer at the State University of Tetova, Faculty of Economics, Macedonia. In the years 2012-2013 she was the dean of the Faculty of Economics at the University “Aleksandër Xhuvani” in Elbasan.

Ms. Kushi was elected MP of the Socialist Party in 2013 and is a member of the Committee on Economy and Finance.

She is the author and co-author of various scientific publications in the field of marketing and tourism.