Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Malësinë e Madhe ku dyshohet se janë vrarë shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, të cilët që nga 3 tetori rezultojnë të humbur bashkë me shtetasin Danjel Pepaj që mendohet se është personi i cili mund t’i ketë qëlluar dhe më pas ka fshehur trupat dhe është larguar në drejtim të paditur. Burime nga fshati Vrith ku ka ndodhur ngjarja tregojnë se shtetasi Danjel Pepaj ditën e ngjarjes ka telefonuar një bashkëfshatar të zonës duke e pyetur nëse kishte armë sepse i duhej por ka marrë përgjigje negative nga bashkëfshatari.

Danjel Pepaj sipas burimeve është rrahur shumë keq nga shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Bajzë. Fillimisht Danjeli ka mohuar se është ai autori i vjedhjes së parcelave me kanabis, por pas torturave është detyruar që të thotë po. Nga Bajza janë nisur drejt Vrithit duke iu ngjitur malit, ndërsa atje ka marrë një armë të fshehur dhe dyshohet se i ka qëlluar të dy personat që e kanë rrahur më përpara. Burime nga fshati Vrith tregojnë se nuk është vjedhur vetëm parcela e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, por edhe dy parcela të tjera që kanë qenë aty afër. Mësohet se Danjel Pepaj ka patur parcelën e tij me kanabis, ndërsa Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dyshohet se kanë patur një parcele veçmas, raporton BW.

Pas dyshimeve se mund t’i ketë qëlluar Danjel Pepaj dyshohet se ka telefonuar vëllain e tij që ndodhet në Itali duke i treguar se çfarë ka ndodhur dhe duke i thënë se “njërin e kam qëlluar në ballë direkt, ndërsa për tjetrin nuk e di nëse ka vdekur apo jo”. Vëllai i tij dyshohet se i është përgjigjur duke i thënë “spostohu 30 metër dhe qëllo edhe veten se nuk ke çfarë bën më”. Danjel Pepaj ka zbritur nga mali dhe dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka ndërruar rrobat. Më pas një person ka dyshime se e ka shoqëruar nga banesa deri në Zagorë. Aty Danjel Pepaj i ka kërkuar një tjetër personi që ta çojë me makinë drejt Kastratit në Malësinë e Madhe duke paguar një shumë më të madhe parash për këtë rrugëtim që nuk është e zakonshme. Që nga ky moment është e paqartë se ku ndodhet Danjel Pepaj i cili mësohet se ka thënë gjithashtu se “jam penduar që nuk kam qëlluar edhe vëllanë e Vilsonit se për ata dy nuk e kam problem”.

Danjel Pepaj dyshohet se në ndonjë banesë gjatë rrugës është mjekuar në rrugë popullore pasi ka patur dëmtime të konsiderueshme nga goditjet dhe më pas ka përfunduar në Kastrat ndërsa nuk dihet nëse është ende aty apo është fshehur në ndonjë vend tjetër dhe nuk është e sigurt nëse ndodhet ende në Shqipëri apo ka kaluar në Malin e Zi.

Ndërkohë sipas burimeve nga fshati Vrith babai i Danjel Pepaj, Rrok Pepaj është ngujuar në shtëpinë e tij pasi familja Çutaj i ka vendosur një ultimatum për të treguar çfarë ka ndodhur dhe për të gjetur trupin, afat ky që ka mbaruar para dy netësh dhe tashmë Rrok Pepaj ndodhet i ngujuar. Deri para dy netësh familjet të gjitha bashkë në besë ndaj njëri-tjetrit kanë kërkuar për trupat por tashmë ultimatumi ka përfunduar. Sipas burimeve kushërinjtë e Vilson Çutaj kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë pas kësaj ngjarje të rëndë.

Policia vendore e Shkodrës ka kërkuar nga ajri përmes një droni përveç kërkimit fizik por deri më tani ende nuk janë gjetur trupat që mendohen si të vrarë. Nga ana tjetër banorë dhe familjarë janë penguar që të kërkojnë në gjithë territorin malor duke qenë se dyshohet se ka ende parcela atje të cilat këto ditë presin që të korren. Pas korrjes së parcelave pritet që të ketë më shumë shpresë për të gjetur trupat e pajetë.

New details have emerged from the serious event in Malësia e Madhe where it is suspected that citizens Vilson Çutaj and Klement Pepaj were killed, who since October 3 are missing along with the citizen Danjel Pepaj who is thought to be the person who can shot and then hid the bodies and fled in an unknown direction. Sources from the village of Vrith where the event took place show that the citizen Danjel Pepaj on the day of the event called a fellow villager in the area asking him if he had a weapon because he needed it but received a negative answer from the fellow villager.

According to sources, Danjel Pepaj was beaten very badly by citizens Vilson Çutaj and Klement Pepaj in Bajza. Danjeli initially denied that he was the perpetrator of the theft of cannabis plots, but after the torture he was forced to say yes. They left Bajza towards Vrithi, climbing the mountain, while there he took a hidden weapon and it is suspected that he shot the two people who had beaten him before. Sources from the village of Vrith show that not only the plot of Vilson Çutaj and Klement Pepaj was stolen, but also two other plots that were nearby. It is learned that Danjel Pepaj had his parcel with cannabis, while Vilson Çutaj and Klement Pepaj are suspected to have had a separate parcel, reports BW.

After the suspicions that he could have shot Danjel Pepaj, it is suspected that he called his brother who is in Italy, telling him what happened and saying that “I shot one of them directly in the forehead, while for the other I do not know if is he dead or not? His brother is suspected of having responded by saying “move 30 meters and shoot yourself because you have nothing to do anymore”. Danjel Pepaj came down from the mountain and it is suspected that he went to his house and changed his clothes. Then a person has suspicions that he accompanied him from the apartment to Zagora. There Danjel Pepaj asked another person to take him by car to Kastrati in Malësia e Madhe, paying a larger amount of money for this trip which is not usual. From this moment it is unclear where Danjel Pepaj is, who is learned to have also said that “I regret that I did not shoot Wilson’s brother because I have no problem for them both”.

Danjel Pepaj is suspected that in some apartment along the way he was treated in a popular way as he had significant injuries from the blows and then ended up in Kastrat while it is not known if he is still there or is hiding in another place and it is not sure if he is still in Albania or has moved to Montenegro.

Meanwhile, according to sources from the village of Vrith, Danjel Pepaj’s father, Rrok Pepaj is trapped in his house after the Çutaj family issued an ultimatum to tell him what happened and to find the body, a deadline that ended two nights ago and now Rrok Pepaj is trapped. Until two nights ago, the families all in trust with each other asked for the bodies but now the ultimatum is over. According to sources, Vilson Çutaj’s cousins ​​came from outside Albania after this serious event.

The local police of Shkodra has searched from the air through a drone in addition to the physical search but so far no bodies have been found that are thought to have been killed. On the other hand, residents and families have been prevented from searching the entire mountainous territory as it is suspected that there are still plots there which these days are waiting to be harvested. After harvesting the plots there is expected to be more hope of finding the dead bodies.