Të paktën 40 persona kanë ndërruar jetën pasi një autobus ka përfunduar në një kanal në Madhya Pratesh, Indi.

Rreth 60 persona ishin në bord kur autobusi i mbushur plot devijoi nga ura dhe ra në kanal të martën në rrethin Sidhi.

Zyrtarët thonë se shtatë pasagjerë, përfshirë shoferin, arritën të notonin në breg. Ekipet e kërkim shpëtimit kanë nisur kërkimet për pasagjerët e tjerë, raporton BBC.

Qeveria ka urdhëruar që të hetohet aksidenti. Dëshmitarët thonë se shoferi humbi kontrollin dhe goditi bordurën e urës përpara se të binte në kanalin Sharda.

Dy ministra po shkonin në vendin e aksidentit për të monitoruar përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit. Kryeministri Indian Narendra Modi ka bërë një postim në Tëitter, ku shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

 

At least 40 people have died after a bus ended up in a canal in Madhya Pratesh, India.

About 60 people were on board when the crowded bus deviated from the bridge and crashed into the canal on Tuesday in Sidhi district.

Officials say seven passengers, including the driver, managed to swim ashore. Rescue teams have begun searching for other passengers, the BBC reports.

The government has ordered an investigation into the accident. Witnesses say the driver lost control and hit the bridge curb before falling into the Sharda Canal.

Two ministers were going to the scene of the accident to monitor the efforts of search and rescue teams. Indian Prime Minister Narendra Modi has made a post on Twitter, where he expressed his condolences to the families of the victims.