Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi ka reaguar pasi nipi i saj, njëherazi shofer në bashkinë që ajo drejton u kap me drogë në makinë.

Bufi thotë se ndalimi i Arbër Bufit nuk ka asnjë lidhje me trillimet nëpër portale, duke i quajtur ato sulme politike.

Ajo paralajmëron se bashkia do të ndjekë në rrugë ligjore ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje .

“-Së pari një shpjegim për të gjithë qytetarët e Roskovecit : Nuk ndodh as sot dhe në asnjë moment që burime njerëzore apo materiale të institucionit të cilin ma keni besuar, të vihen në shërbim të punëve në shkelje të ligjit !

-Së dyti , për rastin e ndalimit të Arbër Bufi , shofer i Bashkisë , ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit që nuk ka asnjë lidhje me mashtrimet dhe trillimet e portaleve , të cilët për një “like “ më shumë nuk lexojnë edhe vetë se çfarë shkruajnë .

-Së katërti , për qytetarin dixhital dhe gjithë të tjerët para dhe pas tij :
Me këto gënjeshtra dhe baltë të hedhur , nuk fitoni as një votë më shumë , Roskovecin jo e jo …

-Dhe e fundit , bashkia do të ndjekë rrugën ligjore të ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje . Majlida Bufi , Kryetare e Bashkisë Roskovec”, thuhet ne reagim.

Nipi i i kryetares dhe njeherazi shofer i bashkisë në Roskovec është proceduar penalisht këtë të shtunë nga policia pasi është kapur me drogë në makinë

The Mayor of Roskovec, Majlinda Bufi, reacted after her nephew, who is also a driver in the municipality she leads, was caught with drugs in the car.

Bufi says that the arrest of Arbër Bufi has nothing to do with fabrications through portals, calling them political attacks.

She warns that the municipality will legally pursue the complaint for any defamation related to this issue.

“First of all, an explanation for all the citizens of Roskovec: It does not happen today and at any moment that the human or material resources of the institution you have entrusted to me, are put in the service of works in violation of the law!

-Secondly, in the case of the arrest of Arbër Bufi, driver of the Municipality, there is an official statement from the State Police that has nothing to do with the frauds and fabrications of the portals, who for a “like” do not even read that what they write.

Fourth, for the digital citizen and everyone else before and after him:
With these lies and thrown mud, you do not win even one more vote, Roskovec no and no…

-Finally, the municipality will follow the legal path of complaining about any defamation related to this issue. “Majlida Bufi, Mayor of Roskovec”, it is said in the reaction.

The nephew of the mayor and driver of the municipality in Roskovec was prosecuted this Saturday by the police after he was caught with drugs in the car