Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Durrësit, ku ndaj biznesit të deputetit Lefter Koka është tentuar një sulm me dron. Dy netë më parë, një dron me tritol ka shpërthyer në një prej bizneseve në pronësi të tij, i cili administrohet nga shtetasi Jurgen Dashi.

Për ngjarjen ditën e mëpasshme policia dha një njoftim të shkurtër, por pa specifikuar metodën që kishin ndjekur autorët, dhe as identitetet e tyre të plota.

Burime bëjnë me dije se për ngjarjen është vënë në pranga menjëherë më pas shtetasi Gentian Meta (i cili ka një lokal në Durrës), për të cilin Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg.

Biznesi në fjalë ku shpërtheu tritoli, kantinë vere, menaxhohet nga një person i besuar i Lefter Kokës, ndërkohë që personit të arrestuar iu gjet edhe pulti me të cilin kishte komanduar dronin.

Për hetimin e kësaj ngjarje ka hyrë në lojë dhe njësia e antiterrorit në policinë e shtetit, ndërsa ky është rasti i parë i atentateve me dron në vendin tonë.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë që vetë Koka nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim në lidhje me ngjarjen, apo dyshimet që ai mund të ketë për autorët.

Policia arrestoi dhe menaxherin e lokalit në pronësi të Metës, të cilit iu gjet një armë zjarri, ndërkohë që dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të konkurencës.

Njoftimi që jepte Policia:

Vendosi lëndë eksplozive në një objekt biznesi, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia. Vihet në pranga edhe menaxheri i lokalit në pronësi të autorit të dyshuar, pasi nga kontrolli në mjetin e tij Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit të marrë për shpërthimin e një sasie të vogël lënde eksplozive të hedhur mbi tarracën e një godine trekatëshe, objekt biznesi, në pronësi të shtetasit J. D., në lagjen nr. 14 Durrës, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit: G. M., 44 vjeç, banues në Shijak.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

A serious incident is reported to have occurred in the city of Durrës, where a drone attack was attempted on the business of MP Lefter Koka. Two nights ago, a drone with tritol exploded in one of the businesses owned by him, which is managed by the citizen Jurgen Dashi.

The following day, police issued a brief statement about the incident, but did not specify the method used by the perpetrators, nor their full identities.

Sources suggest that the citizen Gentian Meta (who has a bar in Durrës) was handcuffed for the event, for which the Court of Durrës has given the security measure of arrest and imprisonment.

The business in question, where the tritol, the wine cellar, exploded, is managed by a trusted person of Lefter Koka, while the arrested person was found with the dashboard with which he had commanded the drone.

For the investigation of this event, the anti-terror unit in the state police has come into play, while this is the first case of drone assassinations in our country.

Fortunately, no one was injured in the incident, while Koka himself declined to comment on the incident or the suspicions he may have about the perpetrators.

Police also arrested the manager of the bar owned by Meta, who was found with a firearm, while the suspicions are that the event happened due to competition.

Notification given by the Police:

Placed explosives in a business building, identified and arrested in flagrante delicto by the Police. The manager of the bar owned by the suspected perpetrator is also handcuffed, after the police found and seized a pistol firearm in his vehicle. A pistol firearm and ammunition were seized.

The services of the Durrës Police Commissariat, immediately after the notification received for the explosion of a small amount of explosives thrown on the terrace of a three-storey building, business building, owned by the citizen J. D., in the neighborhood no. 14 Durrës, have organized the work and thanks to the quick investigative and professional actions, made possible the identification, capture and arrest of the suspected perpetrator, citizens: G. M., 44 years old, resident in Shijak.

The explosion of the explosive caused minor material damage.