Ministrat e Jashtëm të Bashkimin Europian kanë rënë dakord njëzëri që të japin dritën jeshile për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili thekson se ky vendim është një mesazh i rëndësishëm për dy vendet që e ardhmja e tyre është në Bashkimin Europian. Ambasadori gjerman në Tiranë: Tani Shqipëria duhet t’i japë udhë konferencës së parë të anëtarësimit

TIRANË- Në morinë e lajmeve të përditshme, ku dita-ditës rëndohet bilanci i të prekurve me koronavirus, Shqipëria ka marrë një lajm të mirë, të shumëpritur për vite me radhë. Bashkimi Europian çel negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimin Europian kanë rënë dakord njëzëri në mbledhjen e sotme online që të japin dritën jeshile për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili thekson se ky vendim është një mesazh i rëndësishëm për dy vendet që e ardhmja e tyre është në Bashkimin Europian.

“Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky është një mesazh se Ballkani Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, shkruan ai.

Nga ana tjetër, fitore e merituar e quan Ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, çeljen e bisedimeve me BE-në. “Lajm i mirë në këto kohë të errëta: më në fund drita jeshile në Këshillin e Ministrave të sotëm për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Fitore për BE-në dhe Ballkanin Përëndimor. Urime në Tiranën dhe Shkupin, është e merituar”, shkruan Roth.

The European Union Foreign Ministers have unanimously agreed to give the green light for opening talks with the European Union of Albania and Northern Macedonia. Such news has also been confirmed by Enlargement Commissioner Oliver Varhelyi, who points out that this decision is an important message to the two countries that their future is in the European Union. German Ambassador to Tirana: Albania now has to give way to its first membership conference

TIRANA – Albania has received good news, long-awaited for years, in the multitude of daily news where the balance of those infected with coronavirus is getting worse day by day. The European Union opens negotiations with Albania and Northern Macedonia.

European Union foreign ministers have unanimously agreed at today’s online meeting to give the green light for opening talks with the European Union of Albania and Northern Macedonia. Such news has also been confirmed by Enlargement Commissioner Oliver Varhelyi, who points out that this decision is an important message to the two countries that their future is in the European Union.

“I am very pleased that the EU member states today reached a political agreement to open accession talks with Albania and Northern Macedonia. I wholeheartedly wish both countries. This is a message that the Western Balkans: Your future is in the EU, “he writes.

On the other hand, the well-deserved victory calls the German Minister of Europe Michael Roth the opening of talks with the EU. “Good news in these dark times: finally the green light in today’s Council of Ministers for opening EU membership talks with our friends from Northern Macedonia and Albania. Victory for the EU and the Western Balkans. Congratulations in Tirana and Skopje, it is well deserved ”, writes Roth.