Ditëve të fundit, ka pasur një numër të lartë të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi në vendin tonë, gjë për të cilën ka dyshime edhe mjeku urolog Artan Koni.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në Neës24, mjeku Koni tha se nuk e kemi ende të qartë sa njerëz kanë vdekur nga Covid-19, sepse sipas tij, pasi mbaroi karantina doli një ndihmë nga BE, ku për çdo vdekje nga koronavirusi qeveria e vendit në fjalë do të shpërblehej me 18 mijë euro.

Sipas tij, në fillim kishte një shifër të ulët të numrit të vdekjeve, por nuk është i sigurtë nëse nuk raportoheshin apo shifrat ishin të vërteta.

“Sa e përket numrit të vdekjeve dua t’ju rikujtoj diçka. Pjesa lindore e Europës në fillim për t’u dukur si më të suksesshëm kishte një tendencë për ta mbajtur numrin e vdekjeve më pak të raportuar se normal. Dhe pamë që ne kishim shumë më pak vdekje se Europa, jo vetëm ne por Serbia, Maqedonia, Bullgaria, kjo zonë.

Nuk jam i sigurtë për atë pjesë (mos raportimin e shifrës reale), por kishte përherë zëra ‘a vdiq nga COVID apo s’vdiq nga COVID’, ‘jo po ishte me COVID por vdiq nga një sëmundje tjetër , apo e kundërta’. Ka pasur përherë një tymnajë të tillë. Sa i përket numrit të vdekjeve të paktën në Shqipëri, apo në gjithë zonën e Ballkanit, nuk kemi qenë asnjëherë fiks të sigurtë kanë vdekur për arsye të COVID apo thjeshtë ka qenë me COVID edhe ka vdekur nga probleme me zemrën apo ndonjë problem tjetër. Kjo ishte në fazën e parë, që qeveritë donin të dukeshin sa më shumë të suksesshme në këtë luftë me COVID-19.

Pasi mbaroi karantina, doli një ndihmë europianë për këto lloj vendesh, që për çdo vdekje nga COVID, BE do të financojë qeverinë përkatëse me 18 mijë euro. Një lajm i tillë ishte për të ndihmuar pushtetet në të gjithë infrastrukturën e COVID. Çuditërisht pas këtyre lajmeve shoh një shtim të rasteve të shënuara si vdekje nga COVID në zonën tonë të Ballkanit.

Besoj se ai shënimi që “vdiq nga COVID” që ishte shumë i vështirë për t’u bërë në muajt e parë, tani bëhet më thjeshtë sepse është edhe kjo ndihma që vjen nga BE”, tha mjeku.

 

In recent days, there has been a high number of infected and victims of coronavirus in our country, which is suspected by urologist Artan Koni.

Invited to the show “This Week”, on News24, Dr. Koni said that we are still not clear how many people have died from Covid-19, because according to him, after the quarantine ended, help came from the EU, where for every death from coronavirus the government of the country in question would be rewarded with 18 thousand euros.

According to him, in the beginning there was a low number of deaths, but he is not sure if they were not reported or the figures were true.

“As for the death toll, I want to remind you of something. Eastern Europe initially seemed to have a tendency to keep death tolls lower than normal. And we saw that we had far fewer deaths than Europe, not only us but Serbia, Macedonia, Bulgaria, this area.

I’m not sure about that part (not reporting the real figure), but there were always rumors ‘did he die of COVID or did he not die of COVID’, ‘no he was with COVID but he died of another disease, or vice versa’. There has always been such smoke. Regarding the number of deaths, at least in Albania, or in the whole Balkan area, we have never been sure that they died due to COVID or simply was with COVID and died of heart problems or some other problem. This was in the first phase, that the governments wanted to look as successful as possible in this war with COVID-19.

After the quarantine ended, a European aid came out for these types of countries, that for every death from COVID, the EU will finance the respective government with 18 thousand euros. Such news was to assist the powers throughout the COVID infrastructure. Surprisingly after this news I see an increase of cases marked as death by COVID in our Balkan area.

“I believe that the note that ‘died from COVID’, which was very difficult to make in the first months, is now made simpler because it is also the help that comes from the EU,” said the doctor.