Tregu i këmbimit valutore është qetësuar tre javët e fundit, duke iu rikthyer gradualisht niveleve të fillimit të marsit, përpara se të niste kriza e paprecedentë e shkaktuar nga përhapja e infeksionit Covid-19, që detyroi kufizimin e lëvizjeve dhe mbylljen e shumë aktiviteteve ekonomike.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.54 lekë, me një rënie prej 0.11 lekësh në raport me ditën e mëparshme. Në krahasim me 30 marsin, kur arriti nivelin më të lartë në dy vjet, duke u këmbyer me lekë, euro ka rënë me 7.5 lekë, ose me 5.7%.

Euro u rrit me shpejtësi pas datës 19 mars, pasi ndalimi i fluturimeve bllokoi dhe furnizimin me valutë për bankat, çka çoi në mbiçminin artificial të euros dhe valutave të tjera. Me zgjidhjen e këtij problemi, pasi bankat arritën të siguronin transportin, tregu u qetesua dhe u shmangën dhe elementët spekulativë të vërejtura ditët e para të rritjes së euros.

Operatorët e tregut pohuan në atë kohë se rritja ishte artificiale dhe e ndikuar nga kufizimi i lëvizjeve, teksa niveli i këmbimeve valutore në treg kishte rënë ndjeshëm.

Tashmë tregu i është kthyer gradualisht normalitetit. Operatorët pohojnë se vëllimi i këmbimeve valutore vijon të jetë i ulët, për shkak të rënies së kërkesës për shumë produkte, përveçse atyre bazë. Diferenca mes shitjes dhe blerjes në agjencitë valutore ka zbritur në 0.8-1 lekë, ndërsa në ditët e luhatjeve të mëdha shkoi deri në 5 lekë.

Nga 3 janari deri në 10 mars, kursi mesatar i këmbimit të euros ishte 122.2 lekë./Monitor

The foreign exchange market has calmed down in the last three weeks, gradually returning to the levels of early March, before the unprecedented crisis caused by the spread of Covid-19 infection, which forced the restriction of movements and the closure of many economic activities.

According to the official exchange rate of the Bank of Albania, one euro was exchanged today with 123.54 lek, with a decrease of 0.11 lek compared to the previous day. Compared to March 30, when it reached the highest level in two years, being exchanged for lek, the euro fell by 7.5 lek, or 5.7%.

The euro rose sharply after March 19 after a ban on flights blocked the supply of foreign currency to banks, leading to the artificial oversupply of the euro and other currencies. With the solution of this problem, as the banks managed to secure the transport, the market calmed down and the speculative elements observed in the first days of the growth of the euro were avoided.

Market operators at the time claimed that the growth was artificial and influenced by the restriction of movements, as the level of foreign exchange in the market had fallen sharply.

The market has gradually returned to normal. Operators claim that the volume of foreign exchange continues to be low, due to declining demand for many products other than basic ones. The difference between sales and purchases in foreign exchange agencies has decreased to 0.8-1 ALL, while in the days of large fluctuations it went up to 5 ALL.

From January 3 to March 10, the average exchange rate of the euro was 122.2 lek.