Monedha e përbashkët ka shënuar një rritje të fortë në tregun vendas gjatë ditës së sotme, pas tre ditëve pushim zyrtar.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.84 lekë, duke u rritur me 0.81 lekë, në krahasim me fundin e javës së kaluar, duke arritur nivelin më të lartë në një vit, që prej marsit të vitit të kaluar.

Që prej 12 marsit, euro është rritur me 1.05 lekë në tregun vendas.

Në rritje ishin dhe gjithë valutat e tjera, ku dollari u këmbye me 114.45 lekë, ose 1.08 lekë më shumë. Mbiçmimin më të madh e shënoi paundi britanik me 3 lekë më shumë, në 133 lekë.

Rritja e euros është dhe reflektim në bursat ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët e ka marrë veten tre ditët e fundit, duke u këmbyer ditën e sotme me 1.086 dollarë, nga 1.07 që zbriti pak ditë më parë.

Aktorët e tregut pohuan për Monitor se prej gati dy javësh vijon situata e njëjtë. Nuk ka vëllime tregtare. Të vetmet që po punojnë janë ushqimoret, të cilat janë të orientuara drejt importit, që deri më tani vazhdon normalisht.

Që kur në Shqipëri u shënua rasti i parë i koronavirusit në 11 mars, qeveria ka vendosur kufizimin e lëvizjeve dhe bllokimin e shumë aktiviteteve jo jetike, me synim frenimin e përhapjes së infeksionit./Monitor


The single currency has seen strong growth in the domestic market today, after three days of official rest.

According to the official exchange rate of the Bank of Albania, one euro was exchanged today with 123.84 ALL, up 0.81 ALL compared to the end of last week, reaching its highest level in a year since March last year. .

Since March 12, the euro has risen by 1.05 ALL in the domestic market.

All other currencies were also on the rise, where the dollar was exchanged at 114.45 ALL, or 1.08 ALL more. The biggest appreciation was the British pound with 3 more, at 133 ALL.

The rise of the euro is also a reflection on international stock markets, where the single currency has recovered for the past three days, trading today at $ 1,086, down from 1.07 a few days earlier.

Market players told the Monitor that the same situation has been going on for almost two weeks. There are no trading volumes. The only ones that are working are the import-oriented, grocery stores that have been running smoothly until now.

Since the first case of coronavirus was recorded in Albania on March 11, the government has decided to restrict movements and block many non-vital activities aimed at curbing the spread of infection.