Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në familjen e Jan Vertonghen.

Sipas The Sun, më 10 mars, ditë në të cilën mbrojtësi i Tottenham ishte i angazhuar në Champions League kundër Laipzig, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët janë mbajtur peng nga katër persona të cilët ishin futur në shtëpinë e tij për të grabitur.

Këtë lajm e ka konfirmuar më pas edhe vetë klubi i Tottenham me anë të një postimi për mediat:

“Jemi përkrah Jan dhe familjes së tij pas këtij momenti të tmershëm. Ftojmë këdo që ka informacion të njoftoj policinë”, lexohet në postimin e klubit londinez.

Nga ana e tyre, policia britanike zbardhi detaje të tjera nga kjo ngjarje:

”4 persona të maskuar dhe të armatosur me thika janë futur në shtëpinë e lojtarit gjatë kohës ku aty ndodhej bashkëshortja dhe fëmijët.

Përpara se të largoheshin kanë vjedhur disa gjëra me vlerë, askush nuk u dëmtua”, lexohet në njoftimin e policisë.

A very grave event has taken place in Jan Vertonghen’s family.

According to The Sun, on March 10, the day that the Tottenham defender was engaged in the Champions League against Laipzig, his wife and two children were held hostage by four people who had entered his home to rob.

The Tottenham club itself has also confirmed this news via a media post:

“We are with Jan and his family after this terrible moment. We invite anyone with information to report to the police, “reads the London club post.

For their part, British police revealed further details of the incident:

“4 masked men and armed with knives entered the player’s home while his wife and children were there.

Before leaving they stole some valuables, no one was hurt, ”reads the police statement.