Gjetja e një pjesë të skeletit të groposur në Malin me Gropa ka zbardhur një krim makabër brenda familjes, të ndodhur 8 vite më parë. Babë e bir, Faik dhe Shkëlzen Buci kanë vrarë vajzën e shtëpisë, pasi kjo e fundit kishte shkuar të bashkëjetonte me një djalë pa pëlqimin e familjes.

Pasi e kanë vrarë, trupin e pajetë të 23-vjeçares e kanë groposur në mal. Një pjesë e skeletit iu gjet në 2012, por asnjë e dhënë nuk u mësua për fatin e Eglantinës aso kohe, as për autorët dhe as për motivet e vrasjes.

Pas 8 viteve, është bërë i mundur arrestimi i babait, Faikut, ndërsa vëllai i është komunikuar masa e arrestit në burg, ku po vuan dënimin për një tjetër vrasje të mbetur në tetantivë në 2017. Në momentin e arrestimit, njofton uniformat blu, babai i është gjetur me vete dhe një thikë.

Njoftimi i policisë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “HESHTJA”, për zbardhjen e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Instituti i Policisë Shkencore, Agjencia e Kosovës për Forenzikë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Sektorin e Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është bërë i mundur dokumentimi dhe zbardhja e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012, në vendin e qujtur “Mali me Gropa”, Tiranë. Vihet në pranga njëri prej autorëve, ndërsa autorit tjetër i është komunikuar masa në IEVP ku vuan dënimin.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë, pas një pune hetimore dhe procedurale të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “HESHTJA”. Në kuadër të hetimeve u bë e mundur gjetja e disa pjesëve të një skeleti (eshtra) të një kufome të paidentifikuar të gjetur në datë 14.09.2012, në vendin e quajtur ”Mali me Gropa”, Tiranë.

Pas një pune hetimore të pandërprerë që prej vitit 2017, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë rifilluar hetimet në lidhje me këtë çështje dhe mbi veprimet hetimore dhe procedurale, është bërë i mundur identifikimi shkencor eshtrave, të cilat i përkasin shtetases Eglantina Buci, 31 vjeçe, lindur në Dibër dhe banuese në Babrru, Tiranë. Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për këtë çështje, u bë zbardhja dhe dokumentimi i plotë ligjor me prova shkencore i kësaj ngjarjeje.

Në datën 04.09.2020, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg” për autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasit:
F. B., 66 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Babrru, Tiranë;
Sh. B., 37 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Babrru, Tiranë.

Shtetasit F. B. dhe Sh.B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë më armë zjarri pistoletë shtetasen E. B. dhe më pas e kanë fshehur (groposur) kufomën, në Malin me Gropa, Tiranë. Motivi i vrasjes së bërë nga babi dhe vëllai i saj është pasi shtetasja E. B. është larguar nga banesa për të bashkëjetuar me një shtetas tjetër, pa dëshirën e personave të lartëpërmendur F.B dhe Sh.B (familjarë të saj).

Theksojmë se shtetasit Sh. B. iu komunikua masa e sigurisë në ambientet e IEVP-së ku vuan dënimin, pasi është arrestuar më parë po nga Sektori Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për një ngjarje tjetër, për “Vrasje me paramendim” të ngelur në tentativë, të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017. Ky shtetas aktualisht është duke vuajtur dënimin me 13 vite burgim. Ndërsa pas daljes së masës së sigurisë për shtetasin F. B., Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas marrjes së informacioneve të shpejta në rrugë operative nga ana e specialistëve dhe ndihmësspecialistëve bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në momentin e kapjes këtij shtetasi i është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë thikë.

Në kuadër të operacionit Policia e Shtetit falënderon Agjencinë e Kosovës për Forezikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë në lidhje me identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë ligjore të kësaj çështjeje. Materialet në ngarkim të shtetasve F. B. dhe Sh. B. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për veprat penale ”Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, ”Mbajtja pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

Finding a part of the skeleton buried in the Mountain with Pits has uncovered a macabre crime within the family, which happened 8 years ago. Father and son, Faik and Shkëlzen Buci have killed the daughter of the house, as the latter had gone to live with a boy without the consent of the family.

After killing her, the dead body of the 23-year-old was buried in the mountains. A part of the skeleton was found in 2012, but no information was learned about the fate of Eglantina at that time, neither about the perpetrators nor about the motives for the murder.

After 8 years, the arrest of the father, Faik, has become possible, while the brother has been informed of the measure of arrest in prison, where he is serving his sentence for another murder remaining in custody in 2017. At the moment of arrest, the father announces the blue uniforms he was found with a knife.

Notification to the police
The police operation codenamed “SILENCE” is successfully finalized, to uncover a murder that occurred in 2012. Operation by the Sector for Investigation of Serious Crimes against Life and Property in the Local Police Directorate Tirana, Scientific Police Institute, Kosovo Agency for Forensics, in coordination with the Criminal Police Department, under the direction of the Tirana Judicial District Prosecutor’s Office.

From the Section of Investigation of Crimes against Life in the Sector of Serious Crimes against Life and Property in the Local Police Directorate of Tirana, it has become possible to document and solve a murder that took place in 2012, in the place called “Mountain with Pits”, Tirana. One of the perpetrators is handcuffed, while the other perpetrator has been notified of the measure in the IECD where he is serving his sentence.

Following the work for the clarification of serious criminal events that occurred before, after an investigative and procedural work well organized and uninterrupted, by the Sector of Serious Crimes Against Life and Property in the Local Police Directorate of Tirana, in cooperation with the Institute of Tirana Police Police, Kosovo Agency for Forensics, in coordination with the Criminal Police Department, under the direction of the Tirana Judicial District Prosecutor’s Office, made possible the successful finalization of the police operation codenamed “SILENCE”. It was possible to find some parts of a skeleton (bones) of an unidentified corpse found on 14.09.2012, in a place called “Mountain with Pits”, Tirana.

After an uninterrupted investigative work since 2017, after the information provided on the operational road by the Sector for Investigation of Serious Crimes against Life and Property in the Local Police Directorate of Tirana, the investigations regarding this issue and on the investigative actions have been resumed. procedural, it has become possible to scientifically identify the bones, which belong to the citizen Eglantina Buci, 31 years old, born in Dibër and resident in Babrru, Tirana. From the investigative group set up especially for this issue, the complete legal clarification and documentation with scientific evidence of this event was done.

On 04.09.2020, the Court of the Tirana Judicial District has imposed the security measures “Arrest in prison” for the suspected perpetrators of this event, namely the citizens:
F. B., 66 years old, born in Dibër and resident in Babrru, Tirana;
Sh. B., 37 years old, born in Peshkopi and resident in Babrru, Tirana.

Citizens F. B. and Sh.B., in cooperation with each other, killed the citizen E. B. with a pistol firearm and then hid (buried) the body, in Malin Gropa, Tirana. The motive for the murder committed by her father and brother is after the citizen E. B. left the apartment to live with another citizen, without the desire of the aforementioned persons F.B and Sh.B (her family).

We emphasize that the citizens Sh. B. was informed of the security measure in the premises of the IECD where he is serving his sentence, after he was previously arrested by the Serious Crimes Against Life and Property Sector in the Local Police Directorate of Tirana, for another event, for “Premeditated Murder” remaining on probation, occurred in Tirana, in 2017. This citizen is currently serving a sentence of 13 years in prison. Whereas after the issuance of the security measure for the citizen FB, the Sector of Serious Crimes Against Life and Property in the Local Police Directorate of Tirana, after receiving quick information on the operational road by specialists and assistant specialists made it possible to locate and capture him .

At the moment of arrest, this citizen was found and seized as material evidence a cold steel knife.

In the framework of the operation, the State Police thanks the Kosovo Agency for Forensics in the Ministry of Internal Affairs of the Republic of Kosovo, for the assistance and support provided regarding the identification of the corpse and the full legal clarification of this issue. Materials in charge of citizens F. B. and Sh. B. were transferred to the Prosecutor’s Office of the Tirana Judicial District, for the criminal offenses of “Premeditated Murder”, committed in collaboration, “Illegal possession of weapons and ammunition” and “Unauthorized production, possession, purchase or sale of cold steel” .