Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Spitalin Infektiv në QSUT, ku një pacient 69-vjeçar i prekur nga Covid-19 është vetëhedhur nga ballkoni në përpjekje për t’u larguar nga spitali.

Pacienti nga qyteti i Fierit aktualisht ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Gazetarja e Euronews Albania, Dorina Halili komunikoi me vajzën e 69-vjeçarit, Esmeralda Kane, e cila tregoi detaje për gjendjen shëndetësore të babait të saj.

Ajo u shpreh se babai i saj ka pasur vetëm temperaturë dhe jo simptoma të tjera. Znj. Kane u shpreh se babai pasi është sjellë nga Fieri në Tiranë ka qëndruar për disa orë në korridorin e Infektivit pa marrë asnjë shërbim mjekësor.

Gjithashtu ajo shprehet se nuk ka marrë ende një informacion të detajuar mbi motivet e mundshme, të cilat e shtyrë babain të hidhej nga ballkoni i spitalit.

“Më informuan dhe erdha. Tani unë dua një sqarim akoma më tepër. Jam jashtë dhe po pres. Baba im nuk ka pasur asnjë simptomë përpara, pro vetëm Thjesht tre ditë me temperaturë, e sollëm nga Fieri deri këtu. Ka ndenjur në korridor nga 08:30-15:30 pasdite dhe pa mjekim. Sot ishte ora shtatë e mëngjesit, dhe më thotë se nuk kam fuqi të flas dhe po vdes nga frymëmarrja. Nuk na është thënë asgjë. Nuk kemi asnjë lloj ndihme, vetëm kemi qëndruar me mjekun që na ka shoqëruar nga Fieri deri këtu”, tha ajo.

Gjatë intervistës për Euronews Albabnia, vajza u shpreh se babai i saj përveç tensionit nuk vuan nga asnjë sëmundje tjetër.

“Nuk e di, kjo është një gjë e pabesueshme babai nuk vuante nga asnjë gjë, por thjesht nga tensioni. Ai donte të mjekohej në spitalin e Fierit dhe spitali e nisi për këtu, ne kërkojmë ndihmë më të specializuar, por Fieri nuk e mbajti se gjendja e tij ishte e rënduar”, shtoi ajo.

Vajza e pacientit 69-vjeçar u shpreh se ngjarjen fillimisht e ka parë në media, por më pas ka qenë vetë spitali, i cili e ka vënë në dijeni. Pavarësisht tentativës për t’u rilidhur me kontaktin që e vuri në dijeni për ngjarjen, Esmeralda Kane thotë se nuk ka marrë ende asnjë informacion mbi gjendjen shëndetësore babait.

“Të them të vërtetën e pashë me titra në media, por nuk kishte emër dhe mbiemër. Pastaj gjysmë ore më vonë më informuan nga spitali dhe unë nuk e besoj dot. Tani nuk kam kontaktuar me asnjë. Kam ritentuar, por nuk është përgjigjur. Dua informacion më afër më shpejt”, theksoi ajo.

A serious incident took place this morning at the Infectious Diseases Hospital at QSUT, where a 69-year-old patient affected by Covid-19 jumped from the balcony in an attempt to leave the hospital.

The patient from the city of Fier is currently under the care of white shirts. Euronews Albania journalist, Dorina Halili communicated with the 69-year-old daughter, Esmeralda Kane, who told details about her father’s health condition.

She stated that her father only had a fever and no other symptoms. Mrs. Kane said that the father, after being brought from Fier to Tirana, stayed for several hours in the corridor of Infectious Diseases without receiving any medical services.

She also states that she has not yet received detailed information on the possible motives, which prompted the father to jump from the balcony of the hospital.

“I was informed and I came. Now I want an even more clarification. I’m out and waiting. My father had no symptoms before, pro only Just three days with fever, we brought him from Fier to here. He stayed in the corridor from 08: 30-15: 30 in the afternoon and without medication. Today was seven o’clock in the morning, and he tells me that I have no power to speak and I am dying of shortness of breath. We were not told anything. “We have no help, we just stayed with the doctor who accompanied us from Fier to here”, she said.

During the interview for Euronews Albabnia, the girl said that her father does not suffer from any other illness besides tension.

“I do not know, this is an incredible thing, the father did not suffer from anything, but simply from the tension. He wanted to be treated in the hospital of Fier and the hospital sent him here, we ask for more specialized help, but Fier did not keep that his condition was aggravated “, she added.

The daughter of the 69-year-old patient said that she initially saw the event in the media, but then it was the hospital itself, which informed her. Despite trying to reconnect with the contact who informed her about the event, Esmeralda Kane says she has not yet received any information about her father’s health.

“To tell the truth, I saw it with subtitles in the media, but it did not have a name and surname. Then half an hour later I was informed from the hospital and I can not believe it. Now I have not contacted anyone. I retorted but did not respond. “I want information closer as soon as possible,” she said.