Sistemet e decentralizuara të pagesave, apo teknologjia BlockChain që qëndron pas kriptomonedhave ka adhuruesit e saj edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Në të dyja vendet janë krijuar tashmë monedhat e para digjitale të quajtura AlbCoin, AlPayCoin dhe KosovaCoin.

Monedhat funksionojnë në “BlockChaine” të ndryshme nga njëra-tjetra dhe mund të blihen dhe të mbahen në portofolet digjitale të çdo qytetari. Ato nuk janë ende të regjistruara në ndonjë platformë të mirënjohur tregtare, pasi duhet të kalohen disa faza sigurie. Çmimi i tyre ashtu si edhe Bitcoin vjen në rritje ose në ulje në varësi të flukseve nga investitorët.

Artit Muhaxhiri, krijues i KosovaCoin shpjegon se ishte një punë katër mujore nga një ekip prej katër vetash dhe ambicia për monedhën është e madhe.

Përfaqësuesit e AlbCoin duke ruajtur anonimatin u shprehën se monedha e tyre është prej një viti në treg dhe vlera e saj është rritur me kohën, ndërsa momentalisht qëndron në 0.5 dollarë. “Në momentin kur monedha të përdoret nga të gjithë shqiptarët do të shikohen dhe benefitet reale të saj”, shprehen krijuesit.

Limiti i prodhimit të kësaj monedhe është 1 milionë. Limitet në botën e kriptove funksionojnë si mjet për tu ruajtur nga inflacioni dhe rritur vlerën e aseteve. Ashtu si bitcoin apo të gjitha monedhat kripto, edhe kriptomonedhat shqiptare nuk kane asnjë institucion financiar nga pas qe siguron investitorët nga mashtrimi. Frika me e madhe nga kriptomonedhat eshte se ato i ngjashme nje skeme piramidale.

Me flagrantja është ajo e krijuar ne Turqi nga nje kompani, pronari i se ciles nje dite e mbylli dhe u zhduk ne Shqipëri me 800 milionë dollarë qe ju zhvaten investitorëve. Rreziku tjetre shte se kriptomonedhat duke qene ne nje treg te parregulluar jane nje mënyre e mire per te pastruar parate e krimit te organizuar. Kete shqetësim e shton edhe fakti qe krijuesit apo administruesit e kriptomonedhave kerkojne te mbeten anonime.Top Channel

Decentralized payment systems, or BlockChain technology behind cryptocurrencies have their fans in Albania and Kosovo. The first digital currencies called AlbCoin, AlPayCoin and KosovaCoin have already been created in both countries.

Coins operate in “BlockChaine” different from each other and can be purchased and held in the digital wallets of every citizen. They are not yet registered on any well-known trading platform, as some security phases have to be passed. Their price just like Bitcoin comes up or down depending on the flows from investors.

Artit Muhaxhiri, creator of KosovaCoin explains that it was a four-month job by a team of four and the ambition for the currency is great.

Representatives of AlbCoin, while maintaining anonymity, said that their currency has been on the market for a year and its value has increased over time, while it currently stands at $ 0.5. “The moment the coin is used by all Albanians, its real benefits will be seen”, say the creators.

The production limit of this currency is 1 million. Limits in the crypto world function as a means of guarding against inflation and increasing the value of assets. Like bitcoin or all cryptocurrencies, Albanian cryptocurrencies do not have any financial institution behind them that protects investors from fraud. The biggest fear of cryptocurrencies is that they resemble a pyramid scheme.

The most flagrant is the one created in Turkey by a company, the owner of which one day closed it down and disappeared in Albania with 800 million dollars being extorted from investors. The other risk is that cryptocurrencies being in an unregulated market are a good way to launder organized crime money. Adding to this concern is the fact that cryptocurrency creators or administrators seek to remain anonymous.