Ai njihet në botën e televizionit si “Zogu i Tiranës”. Hermes Nikaj, është liruar këtë javë nga Burgu 313 në Tiranë, pas gati pesë muajsh izolim.

Ai është liruar nga qelia dy ditë më parë që pas arrestimit më 24 nëntor 2019, nën akuzat e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucion” ndërsa mësohet se Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Kujtojmë se Nikaj ra në prangat e policisë pas përgjimeve që e implikuan si pjesë të një grupi, që sipas Prokurorisë kryente prostitucion kundrejt pagesës.

Gjykata e Tiranës ka liruar 26- vjeçarin, duke vendosur për të masën “Arrest në shtëpi”, duke e kyçur Zogun e Tiranës në shtëpinë e tij ndërsa vijojnë hetimet për rastin në fjalë.

“Panorama Plus” ka edhe fotot e para të Zogut pas lirimit. Vetë Nikaj, në një intervistë për “Panorama Plus” tha se shpreson të përfitojë lehtësime për shkak se ëshë me shkollë të lartë dhe nuk ka asnjë precedent të mëhershëm.

Burimet bëjnë me dije se Nikaj nuk ishte në seancën gjyqesore kur edhe u mor vendimi për të pasi kishte problem me shëndetin. Ndërsa në gjyq u përfaqësua nga avokati i tij që është avokati i njohur, Perlat Koçillari.


He is known in the world of television as “The Bird of Tirana”. Hermes Nikaj was released this week from Prison 313 in Tirana, after almost five months of isolation.

He was released from prison two days ago after his arrest on November 24, 2019, on charges of “Exploitation of Prostitution” and “Prostitution”, while it is learned that the Court has changed the security measure against him from house arrest to house arrest.

We recall that Nikaj fell into the hands of the police after wiretaps that implicated him as part of a group that, according to the Prosecution, committed prostitution against payment.

The court of Tirana has released the 26-year-old, deciding on the measure “Home arrest”, locking the Bird of Tirana in his house while investigations continue in the case in question.

“Panorama Plus” also has the first photos of Zog after his release. Nikaj himself, in an interview for “Panorama Plus” said that he hopes to benefit from facilitations because he is in high school and has no previous precedent.

Sources suggest that Nikaj was not present at the court hearing when the decision was made because he had a health problem. While in court he was represented by his lawyer who is the well-known lawyer, Perlat Koçillari.