I njohur nga e gjithë bota si “Suleiman the Magnificent”, Sulejmani i Madhërishëm ishte sulltani që zgjeroi jashtë mase kufijtë e perandorisë osmane. Kurrë një sulltan tjetër nuk ka qenë më i lavdishëm se ai.

Por përveç luftrave, pushtimeve dhe pushtetit të pakufishëm, ai ishte i famshëm edhe për “bëmat” në pallatin mbretëror dhe haremin e tij.

Gruaja e parë me të cilën ai pati fëmijë ishte Mahidevram sulltan. Sipas studiuesve ajo ishte një skllave ose me origjinë shqiptare, ose nga vendet me origjinë ruse.
Gjatë sundimit të tij, perandoria osmane zgjeroi shumë më tepër kufinjtë e saj, duke kërkcënuar më shumë Evropën. Synimi i Sulejmanit të Madhërishëm, ishte pushtimi i Romës, gjë që nuk e arriti.

Jo vetëm në ushtri, por Sulejmani i dha një lulëzim ekonomisë dhe kulturës në perandorinë e tij. Ai u ndikua nga perendimi dhe kultura pati një hov të madh.

Mahidevran, foto origjinale
Sipas historianëve, gruaja e parë e sulltanit, që i dhuroi atij trashëgimtarin e parë për fron, ishte sulltaneshë Mahidevran, e cila lindi në vitin 1500 dhe vdiq në vitin 1581.
Sipas historianëve, ajo dyshohet të ketë patur origjinë shqiptare. Djali i Mahidevran ishte pasardhësi Mustafa.

Një pretendent për fronin e perandorisë, që e donin shumë ushtria dhe populli osman.
Por lufta në haremin e sulltanit ishte e ashpër. Në zemrën e sulltanit, tashmë ishte Aleksandra, ajo që do të njihej më pas si Hyrrem. Një femër ambicioze që la gjurmë në historinë e perandorisë më të fuqishme në atë kohë.

Edhe pse intrigat vazhduan pa fund, Sulltane Hurrem u bë bashkëshorte e preferuar e Sulejmanit të Madhërishëm. Ajo fitoi statusin e Haseki Sulltanes. Titulli Haseki Sulltane është përdorur për herë të parë në shekullin e 16 për Sulltanen Hurrem.

Kështu, në luftën për pushtet, me sa duket e nxitur nga Hurrem, Sulejmani ekzekutoi Ibrahim. Për më tepër, Sulltane Hurrem, Rüstem Pasha dhe vajza e saj, Mihrimah Sulltane Sulejmania u kthyen kundër Mustafasë që ishte djali i madh i Sulejmanit të Madhërishëm me gruan e parë Mahidevran.

Mahidevran, pikturë e kohës
Mustafa ishte trashëgimtar i dukshëm i fronit osman dhe një princ shumë popullor në mesin e Anadollit. Sehzade Mustafa u akuzua për trazira dhe u shkarkua nga babai i tij Sulejmani i Madhërishëm. Madje gjatë fushatës kundër Safavidëve të Persisë në 1553, për shkak të një frike të rebelimit, Sulltan Sulejmani urdhëroi ekzekutimin e djalit Sehzade Mustafës.

Kështu, Sulejmani vrau djalin e tij të madh që kishte me Mahidevranin. Ajo pas vrasjes të së birit bëri një jetë të vuajtur nga ana shpirtërore.

Gjatë gjithë jetës së saj, ajo jetoi në pallatin në Bursa përmes një pensioni që i dërgonte sulltani i ri pas vdekjes së Sulejmanit, Selimi II, që ishte djali i Hyremit dhe Sulejmanit. Ajo vdiq në moshën 81-vjeçare në Bursa.

Known from all over the world as “Suleiman the Magnificent”, Suleiman the Magnificent was the sultan who greatly expanded the borders of the Ottoman Empire. No other sultan has ever been more glorious than he.

But in addition to wars, invasions, and unlimited power, he was also known for his “deeds” in the royal palace and his harem.

The first woman with whom he had children was Mahidevram sultan. According to researchers, she was a slave either of Albanian origin or of Russian origin.

During his reign, the Ottoman Empire expanded its borders much further, further threatening Europe. The goal of Suleiman the Magnificent was the conquest of Rome, which he failed to achieve.

Not only in the army, but Suleiman gave a boost to the economy and culture in his empire. He was influenced by the west and the culture had a big boost.

According to historians, the sultan’s first wife, who gave him the first heir to the throne, was Sultana Mahidevran, who was born in 1500 and died in 1581.

According to historians, it is suspected to have been of Albanian origin. Mahidevran’s son was a descendant of Mustafa.

A contender for the throne of the empire, much loved by the Ottoman army and people.
But the war in the sultan’s harem was fierce. At the heart of the sultan was already Alexandra, who would later be known as Hyrrem. An ambitious woman who left her mark on the history of the most powerful empire at the time.

Although the intrigues continued endlessly, Sultana Hurrem became Suleiman the Magnificent’s favorite wife. She gained the status of Haseki Sultanes. The title Haseki Sultan was first used in the 16th century for Sultan Hurrem.

Thus, in the struggle for power, apparently instigated by Hurrem, Suleiman executed Ibrahim. Moreover, Sultana Hurrem, Rüstem Pasha and her daughter, Mihrimah Sultan Sulejmania returned against Mustafa who was the eldest son of Suleiman the Magnificent with his first wife Mahidevran.

Mustafa was a prominent heir to the Ottoman throne and a very popular prince among Anatolia. Sehzade Mustafa was charged with rioting and fired by his father, Suleiman the Magnificent. Even during the campaign against the Safavids of Persia in 1553, for fear of rebellion, Sultan Suleiman ordered the execution of his son Sehzade Mustafa.
So Suleiman killed his eldest son with Mahidevran. After the murder of her son, she lived a life of spiritual suffering.

Throughout her life, she lived in the palace in Bursa through a pension sent to her by the new sultan after the death of Suleiman, Selimi II, who was the son of Hyrem and Suleiman. She died at the age of 81 in Bursa.