Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Pogradecit, ku ka mbetur i plagosur pronari. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të këtij qytetit rreth orës 06:30! Shkak për shpërthimin është bërë rrjedhja e gazit.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur pronari i banesës dy katëshe, 64-vjeçari i identifikuar me inicialet Y. L., i cili është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha raporton se në ato momente në banesë ka qenë edhe bashkëshortja, e cila fatmirësisht nuk është lënduar.

Megjithatë, si pasojë e flakëve ka pasur dëme të mëdha në banesë, në katin e parë. Sipas zjarrfikësve, ambjenti ka qenë i mbushur me gaz, por që nuk është ndjerë nga pjesëtarët e familjes, e që më pas ka provokuar edhe flakët.

Bombolat e gazit të pakontrolluara janë shndërruar në një rrezik serioz për jetën e qytetarëve. Edhe ditën e djeshme në Dibër, 5 pjesëtar të një familjeje mbetën në qiell të hapur su pasojë e shpërthimit të bombolës.

A gas cylinder exploded this Wednesday morning in the city of Pogradec, where the owner was injured. Sources suggest that the event took place in the number 1 neighborhood of this city around 06:30! The cause of the explosion was a gas leak.

As a result of the explosion, the owner of the two-storey apartment was injured, the 64-year-old identified with the initials Y. L., who was taken to the hospital where he is out of danger for life. Report Tv journalist, Gladiola Hoxha reports that in those moments in the apartment was also his wife, who fortunately was not injured.

However, as a result of the flames there was extensive damage to the apartment, on the ground floor. According to the firefighters, the environment was filled with gas, but it was not felt by the family members, which later provoked the flames.

Uncontrolled gas cylinders have become a serious danger to the lives of citizens. Even yesterday in Debar, 5 members of a family remained in the open air as a result of the bomb explosion.