Një 20-vjeçare është vënë në hetim pasi u kap në aeroportin e Rinasit me mbi 12 mijë euro me vete.

Burime të sigurta i thanë Report Tv se 20-vjeçarja me inicialet I.K ka deklaruar përpara uniformave blu se nuk ka qenë në dijeni që duhet t’i deklaronte paratë e ndërsa është shprehur se i duheshin pasi do “ikte për shopping”.

Ajo shoqërohej së bashku nga një shoqe. Edhe kjo e fundit kishte me vete rreth 9 mijë euro, por referuar ligjit shqiptar, nën 10 mijë euro nuk është e nevojshme për t’i deklaruar. 20-vjeçarja do përballet me akuzën e “mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.

Njoftimi i plotë i policisë
Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohen 12450 euro, procedohet penalisht një 20-vjeçare. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.

 

A 20-year-old man has been investigated after being caught at Rinas airport with more than 12,000 euros.

RINAS – A 20-year-old man is being investigated after being caught at Rinas airport with more than 12,000 euros.

Reliable sources told Report Tv that the 20-year-old with the initials I.K stated before the blue uniforms that he was unaware he had to declare the money and said he needed it because he would “go shopping”.

She was accompanied by a friend. The latter also had around 9,000 euros with him, but under Albanian law, under 10,000 euros is not required to declare them. The 20-year-old will face charges of “not declaring monetary values ​​at the border”.

Full police notification
Rinas Border Police prevents another case of money transfer abroad illegally.

Seized 12450 euros, a 20-year criminal case. Rinas Border Police services, at the exit of the Republic of Albania, as a result of additional measures whether interviewing for the reason of travel or for physical and luggage control, in order to prevent and crack down on illegality, have selected during the controls check on the second line, 20-year-old IK, resident in Tirana.

During the search, the above-mentioned citizen was found in a purse of 12450 Euros, declared undeclared at customs. At the conclusion of the first investigative actions carried out by the Border Police specialists in Rinas, the materials of this citizen were forwarded to the Prosecutor’s Office for further actions for the offense of “Non-declaration of monetary values ​​at the border”.