Lezha u trondit nga dy shpërthime të forta, por mister mbetet vendngjarja, pasi ende nuk është zbuluar asgjë. Banorët janë të ndarë në atë që kanë dëgjuar dhe besojnë, disa prej tyre u shprehën se shpërthimet erdhën nga ajri, të tjerët thanë nga deti.

Prej orës 20:00 policia ka kontrolluar zonën urbane dhe rurale, por nuk është gjetur asnjë vendngjarje dhe nuk ka pasur asnjë telefonatë në komisariat për të lënduar, vetëm frikë dhe panik.

Në momentin e parë u dyshua se zhurma mund të kishte ardhur nga shpërthimet e cisternave në Shëngjin, por ato sipas burimeve janë bosh.

Por çfarë mund ta ketë shkaktuar zhurmën e fortë që banorët e sinjalizuan si shpërthim?

Në mungesë të vendit të ngjarjes, teoritë janë disa. Së pari zhurmën mund ta ketë shkaktuar ndonjë avion që mund të ketë kaluar ulët.

Por burime nga forcat ajrore u shprehën se nuk kanë qenë në dijeni të fluturimit mbi hapësirën tonë ajrore të ndonjë avioni të NATO-s, por as tejkalim të shpejtësisë zanore.

Pista e dytë ka të bëjmë me teorinë se mund të ketë qenë ndonjë shpërthim në ndonjë gurore.

Lezha was shaken by two strong explosions, but the scene remains a mystery, as nothing has been discovered yet. Residents are divided on what they have heard and believe, some of them said the explosions came from the air, others said from the sea.

Since 20:00 the police have searched the urban and rural area, but no scene has been found and there have been no phone calls to the police stations to injure, only fear and panic.

At first it was suspected that the noise could have come from the explosions of tanks in Shengjin, but according to sources they are empty.

But what could have caused the loud noise that residents signaled as an explosion?

In the absence of a venue, theories are few. First the noise may have been caused by an aircraft that may have passed low.

But sources from the air force said that they were not aware of the flight over our airspace of any NATO aircraft, nor the speeding of sound.

The second track has to do with the theory that there may have been some explosion in some quarry